Ja pse “i pagjumi i SPAK” i lëvyret Bosit!

Nga Ylli MANJANI

Reagimi lëvyrës i Erion Velisë në 24 orët e fundit, tregon qartë tashmë që ai është autor i thashethemit të pronësisë së kullës së re.

Nuk e besova këtë konspiracion, as kur lexova Armand Shkullakun, pra që Erioni po punonte edhe kundër Ramës. Por ky reagim lëvyrës i Erionit ndaj shefit të vet është provë vetëdemaskuese. Shkullaku paska patur të drejtë.

Të jetë vallë Erioni “i pagjumi nga SPAK-u”?!

Nuk është çudi.

Shkaqe për t’i hedhë hekurat, sipas standardit të sotëm të hekurhedhjes, ka shumë. Madje më shumë sesa cilitdo që është në paraburgim sot për çështjen e inceneratorëve.
Kur mendoj që është harruar në paraburgim Arben Dervishaj, që nuk ka asnjë lidhje me detyrën publike, Erioni që është kryedetyra publike duhet të jetë brenda dhe i mbyllur mirë madje.

A ka ngrenë dardha pas kurrizit Erioni?

Efff ma.

Më shumë sesa Ben Ahmetaj. Jo vetëm ka ngrënë por edhe gjuan me dardha vetë shefin pas kurrizi. Sot me dardha, nesër me gurë, pastaj fillojnë thikat…. Rama e di mirë këtë lojën e pas shpinës…

Kushtet janë plotësuar që, të paktën për trajtim të barabartë, Erioni të jetë në paraburgim.

A do ta japë dakordësinë Bosi?!

Ja pra pse “i pagjumi i SPAK” i lëvyret Bosit.

Interesante, sidoqoftë.

About Redaksia

Check Also

Po me shëndetin e demokracisë si i bëhet, zonja Ambasadë?

Nga Ilir LEVONJA Ambasada e Amerikës e nis deklaratën me një gjoja dhebshuri për një …

Leave a Reply