Berisha i nxjerr videon Ramës: Kur të merr 100 milionëshi mend e kokës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar një video ku shihet se si Edi Rama e mbronte koncesionin e sterilizimit duke mashtruar. Berisha shkruan se, këtë mashtrim publik e bën vetëm Edi Rama, të cilit 100 milionë euro që përlau me muratorin e tij, i kanë verbuar sytë e mendjes dhe marrë mend e kokës.

Reagimi

Kësaj i thonë kur të merr 100 milionëshi mend e kokës.

Miq, ja se si mashtron publikun Edi Rama dhe për të mbrojtur vjedhjen e 100 milionë eurove me muratorin e tij emigrant në aferën e sterilizimit.

Ai del studio televizive me gërshërë dhe pinca të thyera dhe me një krah duke pretenduar se me to operoheshin të sëmurët në maternitetin e Tiranës deri para një jave.

Miq, çdo njeri e din se pinca apo gërshëra me një krah nuk kryejnë dot asnjë funksion dhe nuk mund të përdoren kurrë në një operacion.

Këtë mashtrim publik e bën vetëm Edi Rama, të cilit 100 milionë euro që përlau me muratorin e tij, i kanë verbuar sytë e mendjes dhe marrë mend e kokës.

About Redaksia

Check Also

Dokumenti/ Si Soros diktoi Reformën në Drejtësi

Nga Basir ÇOLLAKU Reforma në drejtësi duket se ka qenë me të vërtetë një histori …

Leave a Reply