Skenarë gjeopolitikë mbi finalen e konfliktit ruso – ukrainas

Washington nuk duket se ka në mendje se cila duhet të jetë gjendja (gjeo)politike finale e luftës ruso – ukrainase. Tre karta të mundshme në tavolinë: ngërçi alla korean, opsioni Adenauer dhe neutraliteti i fortifikuar.

Ngërç alla korean

Në një artikull të fundit të botuar në Foreign Affairs, historiani Carter Malkasian ka hequr disa paralelizma midis luftës në Ukrainë dhe luftës në Kore (1950 – 1953) për të apeluar një zgjidhje koreane të konfliktit të diskutuar midis trojeve të transDniepërit, e konsideruar nga autori si opsioni më i mirë i disponueshëm për të arritur në fundin e luftimeve dhe asaj që do të ishte një paqe pa fitoe për ukrainasit. Shkruan Malkasian, “Si gjatë luftës së Koresë, fuqitë e mëdha janë në qendër të skenës dhe armët bërthamore fshihen në sfond. Po si gjatë luftës së Koresë asnjë prej të dy palëve nuk duket në gjendje të japë një goditje vendimtare në fushën e betejës” apo “e interesuar të ndjekë një marrëveshje paqeje globale (…) Ashtu si në Kore, mund të jetë e nevojshme një periudhë e gjatë luftimesh për të bindur palët që të nisë negociatat”. Zgjidhja koreane në Ukrainë duhet të përfshijë një “armëpushim me një dokument të firmosur, një ndërmjetësim ndërkombëtar, një linjë armëpushimi e dakordësuar, mekanizma mbikëqyrjeje dhe masa aplikimi”. Por do të ishte një gabim të përqëndërohesh vetëm mbi ngrirjen e konfliktit. Në një skenar të tillë dhuna do të zvogëlohej, por Rusia do të fitonte kohë me kosto zero për t’u kthyer në një luftë në shkallë të gjerë, duke kaluar sërish në ofensivë pasi ka rigrumbulluar forcat.

Luftimet do të ishin pra të destinuara për të vazhduar për një kohë të caktuar, pasi negociata nuk do të maturohet derikur të dyja apo edhe njëra nga palët ndërluftueset do të besojë se mund të sigurojë avanazhe territoriale edhe minimaëe për ta përmirësuar pozicionin e vet negociues duke vazhduar luftimet. Në të vërtetë, në kundërshtim nga sa mendojnë të ashtuquajturit “pacifistë”, nisja e bisedimeve midis palëve ndërluftuese nuk nënkupton ndërprerje të luftimeve. Përkundrazi, ndërsa flitet duhet mbajtur apo intensifikuar presionin shtrëngues mbi palën tjetër për ta transformuar forcën në terret në fuqi kontraktuese në tryezën negociuese. Çdo perspektivë negociuese do t’u kërkojë pra ukrainasve që të “luftojnë dhe flasin njëkohësisht, duke e përdorur presionin në fushën e betejës për t’i respektuar kërkesat në tavolinën e bisedimeve”, ndërsa Shtetet e Bashkuara duhet t’ia “nënshtrojnë asistencën e ardhshme të sigurisë dhe mbështetjen e pasluftës për Ukrainë me disponueshmërinë e Kievit për të bërë disa lëshime” (Malkasian).

Analogjia historike me luftën e Koresë paraqet megjithatë disa pasaktësi që mund t’i bëjno të paaplikueshme në rastin ukrainas. Mbështetësit zgjidhjes koreane harrojnë diferencën themelore midis Koresë së vitit 1953 dhe Ukrainës së 2023: paqja në Gadishullin Korean është siguruar dhe mbajtur për 70 vjet nga frikësuesi i zgjeruar, konvencional dhe bërthamor, amerikan dhe e garantuar nga fuqia e pamposhtur ushtarake amerikane (më shumë se 30000 ushtarë) në jugun e Gadishullit. Anasjelltas, në rastin ukrainas, Shtetet e Bashkuara kanë sqaruar në raste të ndryshme se nuk e kanë ndërmend t’i rreshtojnë ushtarët e tyre në “tokën kufitare”. Do të mund ta bënin në vigjilje të pushtimit rus dhe ndoshta do ta kishte shmangur, por kanë vendosur, gabimisht apo me të drejtë, se rrezikui hyrjes në një luftë direkte potencialisht bërthamore me Rusinë nuk ia vlente kthimit strategjik të mbrojtjes aktive të një shteti joaleat.

Në mungesë të një (im)penjimi amerikan në territorin ukrainas, as ngrirja e konfliktit e siguruar nga dokumente të shkruara dhe nga masa kontrolli e mbikëqyrjeje, as lëshime territoriale ukraianse do ta pengonin Rusinë të fuste arritjen e objektivit maksimalist: fitimin e të gjithë territorit të një vendi i konsideurar nga elita aktuale ruse si i privuar nga një histori dhe i një kombësie të ndarë nga ajo ruse. Pushtim thelbësor për ta kthyer mbrapsht atë që Putini e ka quajtur “tragjedia më e madhe gjeopolitike e shekullit të XX”, me referim ndaj shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, domethënë të perandorisë së jashtme të Rusisë së Madhe.

Opsioni Adenauer 

Mënyra e vetme për ta siguruar një zgjidhje koreane do të ishte t’i lejohej Kievit hyrja në NATO. Disa ish funksionarë të Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes kanë apeluar për një rrugë gjermane në aderimin e Ukrainës në NATO. Sipas këtij propozimi, si në rastin e Gjermanisë e dalë e copëzuar territorialisht nga Lufta e Dytë Botërore, edhe një Ukrainë pjesërisht e pushtuar nga rusët mund të aderojë në NATO, me garancitë e sigurisë dhe të mbrojtjes reciproke të parashikuara nga Neni 5 që do të shtriheshin vetëm në pjesën e Ukrainës të kontrolluar nga Kievi.

Kjo zgjidhje është përcaktuar nga Francois Heisbourg i International Institute for Strategic Studies si “opsioni Adenauer” për Ukrainën. Në vitin 1954 kancelari i Gjermanisë Perëndimore Konrad Adenauer hoqi dorë nga ribashkimi i detyruar me Gjermaninë Lindore si peng për hyrjen e Republikës së Gjermanisë Perëndimore (RFGJ) në NATO. Sot Kievit i duhet të ndjekë shembullin e Bonit duke u impenjuar ta përjashtojë përdorimin e forcës për ta ripushtuar Krimenë dhe ka mundësi të mos presë në territorin e saj bomba bërthamore amerikane, vend lëshimi raketash dhe kontigjentesh permanente të NATO. Në një skenar të tillë, Rusia do të mbetej de facto fuqia pushtuese e Krimesë, Perëndimi do të vazhdonte ta njihte formalisht gadishullin ukrainas si pjesë të Ukrainës dhe Moska dotatoleronte aderimin ukrainas në NATO siç bëri me Gjermaninë Perëndimore në 1955 dhe me Gjermaninë e ribashkuar në 1990.

Në planin gjeostrategjik, analogjia qëndron. Efektivisht, njëlloj si me Gjermaninë në Luftën e Ftohtë, Ukraina e sotme përfaqëson vijën e parë të mbrojtjes kundër Moskës, por nga një pikëpamje gjeopolitike analogjia me Gjermaninë e prerë të gjysmës së dytë të ‘900 është e pasaktë. Mbi të gjitha, në ndryshim nga Gjermania e Luftës së Ftohtë, për Shtetet e Bashkuara Ukraina e sotme nuk përbën çelësin e hegjemonisë në Europë. Në radhë të dytë, Gjermania kishte pësuar një humbje totale, një kapitullim pakushte dhe ishte ndarë midis fituesve amerikane, sovjetikë, anglezë dhe francezë në katër zona influence, më tej të transformuara në dy shtete – satelite të ndarë nga një kufi i mirëpërcaktuar: Perëndimi (RFGJ) në sferën e influencës perëndimore (NATO) me drejtim amerikan; Lindja (Republika Demokratike Gjermane) në bllokun sovjetik (Traktati i Varshavës). Ku do të hiqej sot në Ukrainë ky limes? Do të ishte një kufi i lëvizshëm i lidhur me spostimin e vijës së kontaktit në fushën e betejës? Po klauzola e mbrojtjes reciproke e Nenit 5 do të ishte edhe ajo dinamike, fluide?

Do të ndiqte ecuritë e luftës, për nga natyra e saj e paparashikueshme, duke u zgjeruar apo duke u reduktuar sipas fitimeve apo humbjeve territoriale ukrainase? Pasiguria ushtarake dhe gjeopolitike do ta shkatërronte funksionalitetin dhe vetë besueshmërinë e parimit të mbrojtjes reciproke. Garancitë e sigurisë kërkojnë të paktën një të dhënë të sigurtë: kufij fiksë dhe territore të mirëpërcaktuar. Pra, mungesë të luftës së luftuar. Nuk mund të ndryshojnë ditë pas dite apo orë pas ose sipas ecurisë së një beteje.

Në radhë të tretë, zgjidhja gjermane do të nënkuptonte të pranohej dhe sublimohej shkelja e integritetit territorialtë një shteti sovran nëpërmjet përdorimit të forcës. Rusët nuk do ta arrinin objektivin e tyre maksimalist të pushtimit të të gjithë Ukrainës apo të uljes së një qeverie kukull në Kiev, por njëlloj mund të paraqiteshin si fitimtarë (në planin taktik dhe me çmim të pazakontë jetësh dhe mjetesh), duke e tundur trofeun e fitimeve territoriale në jug dhe në lindje. Në rast se Biden do ta pranonte kompromisin me Rusinë që e linte jo vetëm Krimenë dhe pjesë të Donbasit, por edhe fashin bregdetare jugore nën pushtimin rus do ta heshtëte dobësinë nga një pjesë e republikanëve dhe vetë shokët e tij të partisë.

Në radhë të katërt, një model i tillë vështirë se do të pranohej nga ukrainasit, që duhej të sakrifikoheshin në altarin e hyrjes së shpresuar në NATO thuajse 1/5 e territorit aktualisht e pushtuar nga forcat ruse, përfshi pjesë të madhe të aksesit në Detin e Zi, pas asnjë shpresë ripushtimi në periudhën afatmesme – afatgjatë.

Në radhë të pestë, vështirë se Rusia mund ta tolerojë hyrjen e Ukrainës në NATO, armike historike dhe gjeopolitike e Rusisë putiniane, pasi, për ta perifrazuar Zbigniew Brzezinski, “pa Ukrainën, Rusia pushon së qëni një perandori” dhe pa perandori Rusia pushon së ekzistuari në vetëvete.

Neutraliteti i fortifikuar

Në Amerikë, skenari i një Ukraine që risiguron kontrollin e plotë mbi të gjitha territoret e pushtuara nga rusët nga 24 shkurti 2022, për të mos folur për ripushtimin e Krimesë, është gjykuar i pamundur. Analizat e brendshme në administratën Biden vlerësojnë një gjendje luftarake përgjatë një linje të re kontakti si rezultati më i mundur i kundërsulmit ukrainas. Amerikanët mendojnë se fillimi i natyrshëm i konfliktit do t’i drejtojë palët drejt një armëpushimi mbi të cilin të ndërtohet një marrëveshje e negociuar, por edhe atëhere është e mundur që as Moska, as Kievi nuk do ta njohin një vijë kontakti ushtarake si konflikt politik të dakordësuar. Luftëtarët mund të gjenden të bllokuar në një përplasje me kohë të pakufizuar të shkaktuar nga zgjidhja e munguar e kundërshtive të tyre politike dhe territoriale – edhe atëhere kur ukrainasit do të arrinin t’i përjashtonin rusët nga të gjitha territret e pushtuar lufta nuk do të mund të përfundonte dhe vazhdonte për inerci me forma dhe mjete të tjera. Pasi gjëja e vetme më e keqe e luftimit të një lufte është të humbasësh një dhe askush nuk dëshiron ta shikojë humbjen dhe poshtërimin e vendit të tij.

Duke e konsideruar gjeostrategjikisht të rrezikshme një disfatë totale ushtarake dhe një kolaps gjeopolitik të Rusisë dhe ftohtësitë e perspektivës së një aderimi ukrainas në NATO, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e Europës Perëndimore mendojnë ta mbushin boshllëkun me një zgjidhje të ndërmjetme: një status “neutraliteti të fortifikuar” për një Ukrainë të privuar nga garanci formaëe mbrojtjeje reciproke në nivel NATO (Neni 5), formalisht jo e angazhuar nga fuqitë e mëdha, por politikisht e pavarur, ekonomikisht e lidhur me Bashkimin Europian dhe faktikisht strategjikisht e integruar në bllokun e ri ushtarak ke drejtim polak në formim në Europën Qendro – Lindore, i formuar nga vendet e Bucarest Nine (B9) e quajtur nga presidenti Joe Biden si “linja e parë e mbrojtjes tonë kolektive”.

Neutraliteti i fortifikuar i Ukrainës do të modelohej nga një mekanizëm garancishë e sigurishë të furnizuara nga një koalicion vullnetarësh që marrin impenjime asistence financiare, ekonomike, të sigurisë dhe ushtarake për ta forcuar pozicionin e Kievit në periudhë afatshkurtër dhe të mundësojë në periudhën afatgjatë që të mund të shkurajojë në mënyrë autonome një sulm të ri rus dhe bindë Putinin të mos e riprovojë aventurën imperialiste pas 5, 10 apo 20 vjetësh. Megjithatë, edhe ky format nuk do ta garantonte më sigurinë e NATO sesa atë të Ukrainës. Ndërsa garancitë e sigurisë së ofruar nga Kievi nuk u sigurojnë një ndërhyrje garantëve të mbrojtjes së Ukrainës në rastin e një sulmi të ri rus, Aleanca Atlantike do të disponontenjë antemurale gjeopolitike të pajisur të ushtrisë më mirë të armatosur, të stërvitur dhe më të aftë të të gjithë Europës që do të bëhej një pern antirus i arkitektursë europiane të frikësimit dhe të sigurisë.

(nga Instituto Analisi Relazioni Internazionali)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply