Berisha: I arrestuari për zjarrvënie në Laç, viktimë e policisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, zjarri në Laç u vu nga punonjësit e bashkisë dhe i gjithe Laçi e di se i arrestuari ka qenë duke pirë kafe në qytetin e Laçit, afër ambienteve të gjykatës Kurbin. Berisha shkruan se, i arrestuari për zjarrvënie në Laç, viktimë e policisë!

Postimi i kreut të PD, Berisha.

Në kohën kur është vënë zjarri nga punonjës të bashkisë, ai ndodhej në kafene!

Ai është i varfër, nuk paguan dot avokat!

Lexoni mesazhin dhe shihni fotot e qytetarit dixhital.

– – – – – – – – –

Pershendetje doktor, pash sts per zjarrin ne Laç ku kane arrestuar me shoë policor shtetasin Vladimir Hisku. I gjithe Laçi e di se ky shtetas ka qene duke pire kafe ne qytetin e lacit afer ambienteve te gjykates kurbin. Shteti policor i Edi Rames e ka arrestuar dhe po e mban pa asnje prove, madje vellai i te arrestuarit ka dashur qe ti depozitonte provat ne polici dhe policia qe duam jo vetem nuk shkon te marre pamjet te lokali ku po pinin por as nuk pranon qe te marre provat e paraqitura nga vellai i cili gjithashtu po pinte kafe ne kete lokal.

Lokali ka kamera te brendshme dhe te jashtme dhe nga vefikimi i pamjeve filmike rezulton se se zjarri eshte vene ne 15:40 i cili kapet edhe nga kamerat e jashtme te lokalit. Po ne kete orar shihet ky shtetas me miqte e tij brenda ne lokalin ngjitur me ambientet e gjykates kurbin.

Pas ores 16:30, pasi flaket behen intensive ky shtetas largohet pasi i rrezikohej banese.

Nga te gjithe banoret e lacit dihet qe zjarrin nuk e ka vene shtetasi Vladimir Hisku por punonjesit e Bashkise te cilet e kane te perseritur si veprim. Ne rastik konkret eshte shfrytezuar rasti qe ishte dite e marte dhe kishte dyndje emigrantesh per tek Kisha e Lacit, dhe zjarrevenia ka qene e qellimte duke shfrytezuar rremujen. Per kete kane arrestuar shtetasin V. Hisku me qellim krijimin e nje alibie, duke ditur qe eshte nder me te lodhurit ekonomikisht dhe nuk ka mundesi financiare per ta ndjekur ceshtjen me Avokat.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply