Kozakët zaporozhias apo të Dnieprit u vendosën brenda kufijve aktuale të Ukrainës, midis Dnieprit dhe grykëderdhjes së Donit, në një udhëkryq midis mbretërishë e perandorishë. Të zënë midis lindjes dhe perëndimit midis fuqisë ruse, asaj polako – lituaneze dhe me Perandorinë Osmane në jug, midis shekullit të XVI e të XVII arritën të hiqnin një hapësirë të tyren, duke e bilancuar me aleanca dhe rebelime.
Lajmet e para për kozakët e ardhur nga kufijtë e Vojvodatit të Kievit, shfaqen në burimet e fundit të shekullit të XV. Në këtë epokë rezultojnë shumica e herëve të shoqruar me qytetin Tsherkassijt, në jug të Kievit në lumin Dniepër, që u shërben atyre si pikë referimi dhe mbledhjeje. Megjithatë, krijimi i këtij grupi në një shoqëri ushtarake të organizuar me krerët e vet i përket viteve 1530. Në dekadat pasuese, këto kontigjente vazhdojnë të bashkohen në vendbanime të vogla në kufijtë e Dnieprit, në rrethinat e qytetit aktual të Zaporizhjias (500 kilometra në jug të Kievit). Në vitin 1556, princi dhe manjati ruten Dmytro Ivanovic Vyshnenevetskij apo Wisniowiecki (i vdekur në vitin 1563), staroste (kapiten) i qytetit Tsherkassij dhe Kaniv, koordinon ndërtimin e një kështjelle të re në ishullin Mala Khortytsia, në oblastin e Zaporizhjias, që nuk rezulton direkt i destinuar për kozakët, i të cilëve do të bëhet atamani i parë, por që shërben për të përforcuar pozicionin e tyre në rajon. Pas shkatërrimit të kësaj kështjelle nga ana e ushtrisë osmane në vitin 1557, do të duhet të pritet viti 1570 me qëllim që kozakët zaporizhias të vendosen në një ishull të afërt, Sitch apo Sietch, i bërë progresivisht kryeqyteti informal i tyre.
Njohja e lirisë personale dhe e dhënies nga ana e mbretit polak të disa privilegjeve, në këmbim të shërbimit ushtarak, e bëjnë statusin kozak gjithnjë e më interesant dhe tërheqës. Numri i ikanakëve nga Sitch njeh një rritje të vazhdueshme që e shtyn mbretin e Polonisë ta rregullojë fenomenin. Në vitin 1572, Sigismund i II August (1520 – 1572) krijoi regjistrin e parë kozak, i fiksuar në 300 njerëz, me një strukturë ushtarake të veten: kjo listë duhet të sanksionojë një trupë permanente, e shpërblyer nga monarkia dhe e pajisur me privilegje juridike dhe fiskale. Pavarësisht zgjerimeve të mëtejshme të regjistrit, numri i përgjithshëm kozakëve nuk pushon së rrituri, duke e tejkaluar me shumë listën reale.
Situata bëhet më ambige në momentin e fushatave të mëdha ushtarake, kur pushteti nuk hezotn të përforcojë efektivat e ushtrisë edhe me kozakë jo të regjistruar. Për shembull, teksa dimensionet e kontigjentit në 1617 ishte çuar në 1000 individë, fushata e vitit të ardhshëm kundër moskovitëve mobilizon rreth 20000 zaporizhias pa asnjë status të veçantë. Regjistri kërkon të krijohet një lloj aristokracie kozake, por ësjtë njëlloj në origjinë e tensioneve të shumta midis atyre që figurojnë në listë dhe kozakëve “të rangjeve”, xhelozë për privilegjet e të parëve.
Gjysma e dytë e shekullit të XVI çon në një institucionalizim të strukturave ushtarake të Sitch, me një asamble, një shef ushtarak (ataman apo hetman) dhe disa oficerë të zgjedhur. Faktikisht, trupat e regjistruara shfaqen shpesh në rebelimet kozake të regjistruara nga atamani i zgjedhur, që vazhdon të ruajë kontrollin e ushtrisë zaporizhiase. Revolta kundër autoriteteve zyrtare bëhet një fenomen i zakonshëm duke filluar nga fundi i shekullit të XVI dhe gjysmës së parë të shekullit të XVII.
Të vendosur në një pozicion të lëkundur, me detyrimin e rinegocimit të statutit të tyre për të mbrojtur privilegjet apo për të sigurar pagesat e premtuara për një fushatë, zaporizhiasit gjenden në margjinat e ligjshmërisë përpara pushtetit mbretëror polak. Nga ana e tij, mbretit i duhet të ushtrojë një presion permanent mbi këto trupa pak të disiplinuara, të dobishme në rast beteje, por që mund të transformohen në një kërcënim për paqen, rendet e brendshme dhe për raportet diplomatike me Perandorinë Osmane.
Tensione fetare
Kronologjia e rebelimeve të mëdha të para – ato të Kosinski e të Nalewajko – i ofron rastin disa historianëve të mëdhenj për të afirmuar se këtë tensione qenë ngushtësisht të lidhura me Unionin e Brestit, që kishte miratuar në 1595 – 1596 kalimin e metropolit ortodoks të Kievit nën besnikërinë e Papës së Roms dhe shënojnë lindjen e Kishës uniate të Poloni – Lituanisë. Një analizë e vëmendshme megjithatë tregon se faktori fetar rezulton pak i pranishëm në këto revolta, të shkaktuara nga rivendikime personale të atamanëve apo pjesërisht të instrumentalizuara nga mbrojtësi i zjarrtë i kampit ortodoks, Vojvoda i Kievit Konstantij Wasyl Ostrogski. Kleri uniat i sheh këto evenimente si një komplot të formuar nga aleanca midis zaporozhasve, përfaqësuesve të klerit ruten, që guxojnë të mos e pranojnë Unionin, dhe princit ortodoks Ostrogski. Megjithatë, pas disfatës së Nalewajko, e shkaktuar nga trupat reale dhe deri në vitet 1610, në kundërshtim nga këto akuza, kozakët akuta ruhen mirë nga ndërhyrja në tensinet fetare midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të Unionit. Situata ndryshon pas vitit 1608, me vdekjen e princit Ostrogski, që ushtronte një influencë të fortë politike, ekonomike dhe ushtarake mbi të gjithë territorin e vojvadatit të Kievit dhe të Volynia. Vdekja e tij lë një boshllëk në kampin ortodoks, që ka nevojë të kërkojë mbështetje të reja.
Konteksti rezulton edhe më preokupues për faktin se mbreti polak tregon tashmë në vendosmëri më të madhe në mbështetjen e tij ndaj uniatëve. Në të kundërt dhe në të njëjtin moment, kozakët e shohin pozicionin e tyre të përforcuar, pasi Sigismundi i III (1566 – 1632) përgatit një ekspeditë të re kundër Moskovisë dhe është i prirur që të bëjë lëshime për t’i pasur kozakët nga ana e tij, fakt që përcakton një afrim midis ushtrisë së kozakëve dhe kishës ortodokse.
Për sa i përket klerit lindor, është e rëndësishme të mbështetesh mbi një aleat, që për nga fuqia ushtarake e tij rezulton i domosdoshëm për monarkinë polake, edhe pse rivendikon një pavarësi të caktuar. Për kozakëtm lidhja me një kishë jo të njohur ofron një argument të rëndësishëm në lojën e tyre politike me çpushtetin mbretëror. Në të njëjtën mënyrë, impenjimi fetar i kozakëve i shërben atyre për të fituar mbështetjen e popullsisë rutene, që në vojvodatin e Kievit mbetet më së shumti ortodokse dhe mund të sjellë një ndihmë të çmuar në rast konflikteve eventuale me pushtetin polak. Afrimi sanksionohet nëpërmjet aksionesh simbolike, me regjistrimin në vitin 1615 e të gjithë ushtrisë zaporoshiase në Vëllazërinë Ortodokse të Kievit. Ky pozicion fetar favorizon njëlloj edukimin politik të kozakëve, me dërgimin e ambasadave në Dietat polake dhe me adoptimin e praktikave të respektuara nga fisnikëria polake. Për pasojë, prapa shfaqjes së një grupi antisistem, kozakët zaporozhias shprehin një kulturë mosbindjeje, modeli i së cilës të çon direkt në jetën politike të Republikës Polako – Lituane. Një transpozim i tillë duket shumë më lehtë në sa oficerë të shumtë kozakë vijnë nga fisnikëria e vogël lokale.
Vetëm Zoti i kontrollon kozakët
Në këtë mënyrë, Vojvoda i Kievit bëhet bastioni i opozitarëve uniatë, të vendosur nën një influencë të fortë kozake. Duke përfituar nga situata e brishtë e pushtetit mbretëror në Varshavë, që u lë atyre një mosndëshkueshmëri të caktuar, zaporozhasit guxojnë disa aksione të rëndësishme, duke vrarë në vitin 1618 një përfaqësues të mitropolitit uniat dhe duke vazhduar me konkursin e patriarkut Teofani i III i Jeruzalemit (i vdekur në vitin 1644), në konsakrim të një mitropoliti të ri ortodoks dhe të 6 peshkopëve për dioqezat e ndryshme, të pushtuara nga uniatët. Njëkohësisht, një aleancë e kësaj natyre i vendos hierarkitë ortodokse nën varësinë e kozakëve, pa mund t’i kalisë aksionet e tyre dhe përbën një fre në tentativat e tyre për të normalizuar raportet me autoritetet polake. Ky ambiguitet lexohet në kujtesën drejtuar Sigismundit të III nga ana e peshkopëve ortodoksë në vitin 1621: “Është e qartë se askush në botë, me përjashtim të Zotit, i sjell kaq shumë benefite kristianizmit të nënshtruar ashtu siç nuk bëjnë grekët me tributin e tyre, mbretërit e Spanjës me flotën e tij të fuqishme dhe trupa e zaporozhasve me kurajon dhe fitoret e tyre… Jp vetëm se nuk ka asnjë nevojë që priftërinjtë të ankohen, por janë vetë ata që konrollojnë priftërinjtë e qytetarët dhe u kujtojnë azyte, nganjëherë me kërcënime, se feja nuk duhet të përjetojë kurrfarë ndryshimi dhe asnjë komunion me unitatët apokrifë. Zoti i kontrolloftë”.
Është për këtë motiv që në vitet ’20 e shekullit të XVII, kleri ortodoks kërkon që të kryejë – pa sukses – një diplomaci religjioze autonome, duke hapur negociatat me peshkopët uniatë. Vitet e fundit në mbretërinë e Sigismundit të III janë shënuar nga një agjitacion i fortë i lidhur me tensione fetare. Në rebelimin e zaporozhiasve të tartarit Taras Triasylo Fedorowicz, ataman i kozakëve jo të regjistruar, në vitin 1630 kontestimi fetar i lajmëruar qartë dhe ngjall reagime të huaja. Në projektin e tij të aleancës kundër Polonisë, mbreti i Suedisë Gustavi i II Adolf Vasa (1594 – 1632) i dërgon një letër atamanit kozak, duke u paraqitur si “armik i jezuitëve dhe mbrojtës i religjionit grek”. Kjo revoltë prodhon diskutime të ndryshme të pavarura nga situata religjioze e rutenëve. Nëse oficerët kozakë tregohen pak të prirur ndaj ambasadës suedeze, duke qenë më të prirur të negociojnë me pushtetin polak, njerëzit e rangut rimarrin ankesat e një pjese të popullsisë ortodokse, nuk hezitojnë të ngrenë me zë të lartë se polakët i eliminojnë zaporozhasit përfshi gra dhe fëmijë nëse ata refuzojnë të konvertohen në “papizëm”. Disa kronika ortodokse afirmojnë edhe pse Staniskaw Koniekpolski, i ngarkuar ta shtypë revoltën, kanë marrë një shpatë të bekuar nga domenikanët për të “zhdukur rutenët”.
Të survejuar nga afër
Ndarjet shpalosen në një paqe kompromisi që e rrit numrin e kozakëve të regjistruar në 8000 individë, por u ndalon sulmet në territorin osman. Disa palë, të pakënaqura nga marrëveshja, vazhdojnë të ushqejnë tensionet dhe shpalosen në revolta të reja. Ardhja në fron e Ladislavit të IV (1595 – 1648) modifikon thellësisht statutin e kishës ortodokse dhe për një periudhë të shkurtër kontribuon në zvogëlimin e konflikteve të trashëguara nga dekadat e mëpasme. Djali i Sigisimundit të III tregohet i vëmendshëm ndaj rivendosjes së paqes civile dhe pranon t’i rijapë ligjshmërisë së hierarkisë ortodokse, me kusht që të gjithë peshkopët të jenë të rinovuar dhe, kësaj radhe, të konfirmuar nga mbreti. Selisë mitropolitane i atribuohet superiorit të një manastiri të Shpellëve të Kievit, Pyotr Mohyla (1596 – 1647), mitropolit pinjoll nga një familje princërore moldave dhe i njohur për karizmën e tij dhe me një orientim të shënuar në favor të një lealizmi drejt pushteteve yzrtare. Me statutin e tyre tashmë të njohur dhe vizionet personale e peshkopve të rinj ortodoksë nuk mund të largohen nga zaporozhasit, të vështirë për t’u kontrolluar në veprimet e tyre.
Njerëzit nga Sitch, megjithëse duke e humbur mbështetjen e aristokracisë ekleziaste rutene, gjenden gjithnjë e më shumë nën presionin e përfaqësuesve mbretërorë, që tentojnë ta kufizojnë aktivitetin e tyre. Në vitin 1635, polakët vendosin të ndërtojnë një kështjellë të re në afërsitë e Kodakut me qëllim bllokimin e hyrjes në Sitch dhe pengimit të ekspeditave në territorin osman. Reagimi kozak nuk pret dhe gjatë të njëjtit vit një kontigjent i udhëhequr nga atamani Iwan Sulima (i vdekur në vitin 1635) e shkatërron pjesërisht sheshin e përforcuar. Në vitet 1637 – 1638 rebelimet e Pawel Pawluk e të Jakub Ostrzanin ose Yakiv Ostryanyn i ashpërsojnë edhe më shumë tensionet midis kozakëve të regjistruar, pasi shumë prej tyre dhe në radhë të parë agjitatorët gjejnë në radhë disa rebelë, ndërsa të tjerë i mbesin besnikë pushtetit mbretëror. Këto përplasje konsolidojnë njëlloj aleancën midis kozakëve dhe botës rurale rutene, që merr pjesë masivisht në luftime, duke i vënë zaporozhasit në rolin e mbrojtësve të popullsisë plebeje përballë presionit të zotërinjve feudalë.
Një vendosmëri e vonuar
Në këtë kontekst, humbjet kozake përcaktojnë një rigjallërim në dorën e të gjithë organizatës institucionale zaporozhiase nga ana e Polonisë. Rregulli i miratuar nga Dieta polake në vitin 1638 përcakton se tashmë kontigjenti i regjistruar do të drejtohet nga një komisar mbretëror polak dhe se të gjitha postet kryesore, nga komandanti deri tek kolonelët e regjimenteve do t’u rezervohen fisnikëve polake të ardhur direkt nga administrata mbretërore dhe që nuk vijnë nga radhët e zaporozhiasve. Veç kësaj, teksti merret me nënshkrimin e stautit kozak brenda popullsisë lokale, duke u ndaluar borgjezëve dhe djemve të tyre të lidhur me kozakët, por edhe vazat e martuara me burra emrat e të cilëve nuk figurojnë në regjistër, nën dënimin e konfiskimit të pronave të tyre. Nëse kjo vendosmëri politike pengon revolat e reja për rreth një dekadë, ajo kontribuon të rritet pakënaqësia ndaj administratorëve mbretërorë dhe forcon mërinë ndaj një hierarkie, e perceptuar si e padrejtë dhe arbitrare. Faktikisht, reagimi mbretëror vjen shumë vonë për ta frenuar një evolucion të nisur nga fundi i shekullit të mëparshëme. Të konsideruara në tërësinë e tyre, tentativat e monarkisë për të rregulluar mënyrën e jetesës së komuniteteve kozake, do të dukej deri se kishte vendosur një rritje të akteve të mosbindjes dhe të konflikteve të dhunshme.
Një paradoks i tillë ka të bëjë edhe me rebelimin e madh të nisur në vitin 1648 nën drejtimin e atamanit Bogdan Khmelnitskij (1595 – 1657). Efektivisht, ky konflikt, i një madhësie të paprecedent, shpërthen në fundin e mbretërimit të Ladislaut të IV, edhe pse i shënuar nga një politikë paqëtimi fetar dhe përpjekjesh për të kufizuar tensionet direkte midis komuniteteve konkurruese. Pas kësaj kronologjie, fshihet ndoshta vetë natyra e shoqërisë së kozakëve zaporizhias, që pasi kanë integruar kodet dhe kulturën e Republikës së Dy Kombeve, nuk mund të pranojë që aristokracitë të refuzojnë së futuri rivendikimet e tyre në një procedure negociate të rezervuar vetëm fisnikërisë.
(nga Storia in Rete)
Përgatiti
ARMIN TIRANA