SPAK nuk ka prokuror për të hetuar vjedhjen e TIMS, SHBA kërkoi hetim urgjent

Materiali kallëzues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që flet për ndërhyrjen në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit, ende nuk është regjistruar si procedim penal në prokurorinë e kryeqytetit.

Dosja hetimore e AMP-së që u depozitua me shumë urgjencë në prokurori, nuk ka një emër prokurori që do hetojë skandalin e vjedhjes së të dhënave.

AMP-ja, ka referuar rastin për hetime të mëtejshme në datën 21 gusht 2023, ndërsa deri në këtë fazë dosja nuk ka një emër prokurori. Kjo pasi pjesa dërmuese e prokurorëve janë me pushime gjatë ditëve të Gushtit, shkruan Ora News.

Pritet që me nisjen e muajit Shtator 2023, kjo çështje të hidhet në short, për tu përcaktuar emri i prokurorit që do hetojë rastin.

Më herët, drejtori i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit pranë Policisë së Shtetit, Ervin Muça, u pezullua nga detyra me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në lidhje me këtë skandal.

Muça, kishte urdhëruar vartësit e tij të eksportonin të dhënat e TIMS në një hard-disk të jashtëm.

Ishte një nga punonjësit që menjëherë përmes një email-i vendosi në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë duke ngritur shqetësimin se këto të dhëna po dalin jashtë institucionit.

Ka dyshime se Muça mund të ketë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë për marrjen e të dhënave sensitive ku përfshihen të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj si dhe informacionet për personat e shpallur në kërkim.

Kallëzimi i AMP-së erdhi, pas shqetësimit të ngritur më herët nga Ambasada Amerikane.

Në një takim të të ngarkuarit me punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë Martin McDowell me ministrin e Brendshëm Taulant Balla, u ngrit shqetësimi në lidhje me shkeljet në sistemin TIMS, për të cilat u kërkua një hetim i plotë.

About Redaksia

Check Also

Beci ka dorëzuar dorëheqjen si Kryetar Bashkie i Shkodrës?

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dalë i buzëqeshur nga ambientet e Prokurorisë …

Leave a Reply