Fred Abrahams një përsonazh i njohur edhe në Tiranë si pjesë e Soros ka dëshmuar në Hagë kundër UÇK-së. Në gjyq ai ka deklaruar se burimet e tij të informacionit për akuzat kundër UÇK-së kanë qenë mediat e Serbisë.
Fred Abrahams, hulumtuesi në organizatën “Human Rights Watch” ka vazhduar edhe të enjten dëshminë në Gjykatën Speciale. Edhe në ditën e tretë të dëshmisë, Abrahamsi është përballur me shumë pyetje nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, por edhe avokatët e tjerë të krerëve të UÇK-së. Nacionale sjell të përmbledhur ditën e dytë të dëshmisë.
Në raportet që Fred Abrahams i kishte hartuar ku fliste për krimet e pretenduara të luftës nga pjesëtarë të UÇK-së, e kishte cituar Fondin për të Drejtën Humanitare. Por, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka gjetur se fondi disa prej burimeve i kishte pasur nga mediet e Serbisë.
Sikurse të mërkurën edhe të enjten, avokati Emmersoni e ka “bombarduar” me pyetje dëshmitarin Abrahams.
“Mjaftojnë këta shembuj për të bërë këtë pyetje. Kur keni marrë këta shembuj në raportet e mëpasshme, p.sh në tetor 1998. Ju keni botuar raport për ndalimet dhe abuzimet ku jepni informacionin e njëjtë. Keni bërë përsëritje. Ajo që duket se ka ndodhur është se burimi ka qenë media serbe. Nga media serbe shkonte te Fondi për të Drejtën Humanitare, pastaj iu e merrnit si bazë atë që ka shkruar fondi. A e pranoni kronologjinë?”, ka pyetur Emmersoni.
“Me disa dallime”, është përgjigjur dëshmitari Abrahams.
Më pas dëshmitari ka kërkuar ta dinte për cilat medie bëhet fjalë. Në këtë raund pyetjesh disa herë ka ndërhyrë edhe ZPS-ja, duke kërkuar pyetje më konkrete nga avokati britanik i Veselit.
“Së pari dua të di për cilën media bëhet fjalë. Sepse në punën tonë kemi bërë dallim midis mediave shtetërore. Bënim dallim mes mediave, sepse shteti kishte kontroll të fortë, dhe kishte organe të tjera mediale që ishin më të pavarura. Dua të di për cilën media?”, ka deklaruar Abrahams, i cili ka pranuar këtë pyetje nga Emmersoni.
“Ju nuk thoni në raportin tuaj që burimi është të një media e caktuar serbe. Ju thoni që ky është citmi juaj?”, është deklaruar Emmersoni në formë të pyetjes.
“Po. Ne kishim nivel të lartë besimi në Fondin për të Drejtën Humanitare. Unë nuk mbaj mend ndonjë bisedë që hulumtuesit apo autorët e tyre të kenë folur me ta për këtyre rasteve”, është përgjigjur dëshmitari Abrahams.
Më tutje, avokati i Veselit, Ben Emmerson, ka insistuar sërish në marrjen e burimeve nga mediet në Beograd.
“Deklarata e 20 prillit 2020. Aty thuhet se të gjitha hulumtimet e kryera nga Fondi Humanitar kishin një metodologji të përbashkët me atë tonën. Hulumtues të trajnuar me përvojë kanë intervistuar viktima e dëshmitarë kokë më kokë. Kur ishte e mundur kemi marrë dëshmi nga kryesit e pretenduar. Kjo është deklarata për metodologjinë e raporteve tuaja. Ne sapo pamë këtë shembull ku ajo që keni bërë nuk është asgjë tjetër veç reciklim i raporteve dhe lajmeve serbe, dhe më pas citoni veten tuaj. Me fjalë të tjera pasi kalon koha, ju nuk bëni as përfshirjen e mediave as përfshirjen e Fondit, por thoni burimi jeni ne. Ju thoni që duhen disa burime, dhe thoni që janë bërë intervista të shumta me dëshmitarët, por nga ana tjetër nuk e keni të përfshirë në raportet tuaja. Iu tregova që keni marrë burime nga mediat serbe”, ka theksuar Emmersoni.
Po ashtu, Emmersoni e ka ballafaquar dëshmitarin me një deklaratë të tij të mëhershme ku kishte thënë se kanë mbledhur metodologji të ndryshme.
“E kam përshkruar në mënyrë të vazhdueshme se si jemi qasur kësaj pjese të raportit. Besoj që jepen 11 faqe metodologji. Kemi raportuar se sa e vështirë ishte të raportojmë për sjelljet e këqija të UÇK-së. Mandati ynë është përmbushur përmes mbledhjes të çështjeve dhe informacionit e burimeve të besueshme. Nuk është se kemi marrë burim vetëm qendrën, por edhe UNHCR apo gazetarë të tjerë. Kemi paraqitur burime të tjera në këtë pjesë. Ne besonim që kishte informacion të mjaftueshëm të këtyre burimeve për të mbështetur këto abuzime të pretenduara”, ka thënë Abrahams.
Avokati e dëshmitari përplasën pak edhe për referimin “media serbe” apo “media nga Beogradi.
“Që të jemi të qartë e pranoj se ka media serbe të ndryshme. Ne këtu po flasim për atë media që keni përdorur, dhe burimi juaj ka qenë Fondi për të Drejtën Humanitare, dhe aty thuhet mediat nga Beogradi. Nëse vjen nga mediat e Beogradit te Fondi, është e rëndësishme të dihet gjatë vlerësimit të pretendimeve faktike, nëse është rezultat i metodologjisë që përshkruat ju, apo thjeshtë reciklim që vjen nga mediat e Beogradit?”, ka thënë Emmersoni, i cili ka marrë këtë përgjigje nga Abrahamsi, raporton “Nacionale”.
“Kjo është vend gjeografik e jo përshkrim etnik”, ka thënë Abrahamsi.
Emmersoni e ka pyetur dëshmitarin se si e kishte kuptuar ai që shqiptarët ishin të frikësuar të flisnin për krimet e pretenduara të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së.
“Si iu ka thënë një dëshmitar që s’di gjë për një punë, sepse ju po flisnin për një komunikim joverbal. Si e keni ditur që janë të frikësuar. Dua të më jepni një shembull i ka ndodhur?”, ka pyetur Emmerson.
“Ka pasur mjedisi ka qenë i frikshëm duke pasur parasysh se lufta ka ndodhur. Ekzistonte frika. Dhe nga përvoja që kisha unë nga 1996 deri më 2001 është që hetimi i krimeve nga UÇK-ja ishte dukshëm më i vështirë”, është përgjigjur dëshmitari.
Megjithatë, dëshmitari nuk ka qenë në gjendje të jepte shifra konkrete se sa të intervistuar aso kohe nuk pranonin të flisnin. Por, e pranoi se mund të ketë pasur raste kur njerëzit janë sjellë si anëtarë të UÇK-së pa qenë në të vërtetë.
“Besoj se thashë që mund të ketë pasur raste kur njerëzit janë sjellur si anëtar të UÇK-së. Ka pasur individë që e ekzagjeruan rolin e tyre në luftimet. Për ta bërë kështu në mënyrë të vazhdueshme do të ishte e rrezikshme, sepse ata individë që vërtetë kishin sakrifikuar jetën e tyre nuk do të toleronin pretendime të pavërteta”, ka thënë dëshmitari.
Në vazhdim dëshmitari nuk është tërhequr nga disa deklarata të tij të mëparshme lidhur me raportin e Dick Martyt.
Pjesë nga ballafaqimi Emmerson-Abrahams:
Emmersoni: Nuk jeni duke dhënë para trupit gjykues si ekspert. Por ju e dini që disa nga konstatimet në raportin e Dick Martyt që pas hetimeve pas shumë viteve konstatimet e Martyt nuk ka pasur prova, nuk ka asnjë pretendim në asnjë gjykatë për hetimin e trafikimit të organeve. Në atë kohë për ju ishte e qartë që kishte material të pamjaftueshëm për aktivitet të bashkërenduar?
Abrahamsi: Do të doja pak pushim. Raporti i Dick Marytt nuk ishte fundi i historisë. Raporti dërgoi në krijimin e task-forcës speciale hetimore të BE-së që është drejtuar nga një diplomat ambasador i krimeve të luftës Clint Williamson. Nëse shohim deklaratën përmbyllëse të Williamsonit thuhet shumë qartë se konstatimet e tyre, thuhet që gjetjet janë përgjethësisht në raportet me raportin e Dick Martyt. Janë intervistuar qindra njerëz nga task-forca, atmosfera e frikësimit ka qenë e pranishme.
Emmersoni: Tani dëshmitari përfshin edhe institucione të tjera të cilat kanë qenë pararendëse të ZPS-së.
Abrahams: Ju po thoni që pretendimet për trafikim organesh nuk janë më të pranishme. Mendoj se TFH-së nuk e ka ndjekur këto pretendime, por ka 400 persona të zhdukur që nuk janë gjetur fare. Hulumtimet tona kanë marrë në tërësi këto dokumentacione.
Emmersoni: Nuk jeni në gjendje të sugjeroni se ato janë autorizuar nga UÇK-ja?
Abrahamsi: Mbështetur në hulumtimet e akumuluara që janë botuar pas raportit të 1999, pasi kam lexuar këto raporte kam arritur në përfundimin që ka pasur nivel të lartë bashkërendimi.
Emmersoni: Nuk të takon ty të vish në përfundime që kanë të bëjnë nëse kishte politikë qendrore. Pse e keni ndryshuar nga krime lufte, në abuzime pas luftës?
Abrahamsi: Konflikti i brendshëm i armatosur përfundoi më 12 qershor 1999.