Gushti ka qenë muaji i Hënës. Pas uljes së dështuar të një sonde ruse, ka qenë radha e Indisë e arritur me sukses në polin jugor hënor dhe në fund duhej të ngrihej, më pas i shtyrë prej motit të keq, një mision japonez. Në garën për Hënën ka pasur një të munguar të pajustifikuar: Europa. Opinioni i inxhinierit dhe i ekspertit aerohapësinor Marcello Spagnulo.
Në vitet Gjashtëdhjetë Robert Heinlein botoi “Hëna është një mësuese e rreptë”, një prej romaneve më të mira të fantashkencës që tregon rebelimin e kolonëve që jetojnë dhe punojnë në qytete të ndërtuara nën sipërfaqen hënore në vitin 2075. Por jeta e tyre është e egër dhe e ashpër si prej kushteve mjedisore armiqësore, ashtu edhe prej dominimit despotik të tokësorëve që nxjerrin lëndë të para për të plotësuar nevojat e planetit të bërë thuajse i pabanueshëm prej mbipopullimit. Pasi kanë bombarduar Tokën me të njëjtat katapulta magnetike me të cilat dërgojnë materialet e nxjerra nga Hëna, kolonët në fund sigurojnë pavarësinë dhe mund të synojnë të jetojnë në autonomi jetën nëntokësore të tyre. Ja që titulli i këtij artikulli dëshiron të sjellë në vëmendje romanin e Heinlein, jo edhe aq prej ngjashmërive hipotetike perspektive midis distopisë fantastiko – shkencore dhe entuziazmit aktual për misionet hënore të korrigjuara nga deklarimi i pamungueshëm apodiktik “po kthehemi për të qëndruar” sesa më shumë për të nënvizuar sesi sateliti natyral i tyre përfaqëson sot emblemën e ambicieve të zvjerdhura hapësinore europiane.
Në pesë vitet e fundit tetë landerë janë dërguar në Hënë, tre kanë arritur në destinacion me sukses (dy kinezë dhe një indian), ndërsa pesë të tjerë (Izrael, Japoni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusi dhe Indi) nuk kanë arritur në destinacion. Në të njëjtën periudhë Shtetet e Bashkuara kanë dërguar shtatë orbiterë, prej të cilëve katër pa sukses, dhe kanë realizuar misionin e parë ARTEMIS – një duke vënë bazat për programin hënor të dekadës së ardhshme. Më shumë se një garë për Hënën në kuptimin e vërtetë të fjalës ku ka rëndësi kush arrin i pari, do të duhej të flasim për një maratonë me shumë konkurrentë ku ka rëndësi se kush arrin, edhe me koston e mossukseseve fillestare. Ama midis konkurrentëve të ndryshëm mungon Europa. Sigurisht, Agjencia Hapësinore Europiane (ESA) bashkëpunon me NASA në programin ARTEMIS dhe industria europiane realizon elementë të rëndësishëm si ESM, moduli i shërbimit të kapsulës ORION, ose HALO (Habitation and Logistics Outpost), ESPRIT (European System Providing Refueling, Infrastructure and Telecommunications) dhe I – HAB (International Habitation Module) të gjithë për Lunar Gateway. Por bëhet fjalë për elementë self-standing të prodhuara si kontribut për programin amerikan, në mënyrë krejtësisht të ngjashme me sa është bërë deri më tani për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).
Faktikisht, Europa nuk e ka një program të sajin për një sistem autonom, robotik apo human-rated, të aksesit dhe të qëndrimit në orbitë tokësore, cishënore, aq më pak të zgjatimit apo të eksplorimit hapësinor. Ndërsa Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, India, Japonia, Izraeli dhe deri Emiratet e Bashkuara Arabe, vetëm për të cituar disa, janë të impenjuar prej vitesh që të realizojë projekte marsiane apo hënore, megjithëse me të gjitha dimensionet e natyrshme të ndryshme, Bashkimi Europian është përqëndruar në projekte aplikuese dhe misione shkencore të sofistikuara, projekte të rëndësishme, por me impakt relativ mediatik. Deri misioni planetar europian kryesor, EXOMARS, ka nxjerrë në dritë mungesën e autonomisë strategjike të Bashkimit Europian. Duhej të nisej një vit më parë me një raketë ruse, në fakt do të rifilitet ndoshta në vitin 2028. Zbarkimi i fundit në Hënë i sondës Chandrayaan ka qenë faktikisht për Indinë një simbol, prova e vlerës së një kontinenti të tërë dhe fruti i një pune disadekadëshe. Në selinë e Bangalore të agjencisë hapësinore ISRO janë paraqitur fotografitë e inxhinierëve të parë indianë që në vitet Gjashtëdhjetë transportonin pjesë të raketave vektorë në pjesët e prapme të biçikletave dhe më vonë, pas lançimeve të para që rregullisht përfundonin në det, ktheheshin gjithmonë me biçikleta nëpër laboratorë për ta rinisur punën e tyre.
Qysh atëhere është rrënjosur tek politikanët indianë objektivi i kërkimit të autonomisë teknologjike dhe përparimit shkencor të cilit i jepet një vlerë krenarie kombëtare dhe natyrisht edhe i një leve gjeopolitike. Fprcat e armatosura indiane janë zakonisht të përfshira gjithmonë në aktivitetet hapësinore të ISRO. Kur në vitin 2014 India u bë vendi i katërt në botë që arriti Marsin pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Europës – e cila për më tepër kishte arritur duke u ngritur nga Baikonour mbi një vektor SOYUZ – kryeministri Narendra Modi, jo pa ironi, deklaroi se sonda Mangalyaan kishte kushtuar më pak nga sa kishte shpenzuar industria kinematografike e Hollywood për të realizuar filmin “Gravity” i dalë po atë vit. Për saktësi, misioni ishte parashikuar të zgjaste 6 muaj, por ka funksionuar për 8 vjet. Por duke u kthyer në ngritjen e fundit, ka pasur kritika, siç në të kaluarën, për faktin se eksplorimi i hapësirës do të ishte një shpullë ndaj etikës sociale të një vendi si India, i paaftë të plotësonte nevojat parësore të pjesës më të madhe të popullsisë, por duhet konsideruar se ky kontinent i populluar në rritje të madhe demografike dëshiron të afirmohet si një fuqi ekonomike e gjeopolitike, dhe tradita e rrënjosur e ekselencës shkencore dhe teknologjike po zbulohet një shtyllë e ngjitjes së saj, duke i ofruar një model kombeve të vogla që aspirojnë t’i ndjekin gjurmët.
Sigurisht që kjo rritje paraqet ende karaktere të pabarazisë së zgjeruar, por është leva gjeopolitike ajo që e bën urgjente. Kina është tek dyert dhe India me një qasje diplomatike të paangazhuar duhet të bilancojë afërsinë e saj me Shtetet e Bashkuara dhe lidhjet e thella të saj me Rusinë, megjithëse duke ruajtur fluksin e rëndësishëm komercial me Pekinin. Për vetë Indinë pikërisht hapësira është prova e një miksture suksesesh kombëtare, të aderimit në projektin ARTEMIS të NASA dhe ndërkohë të pjesëmarrjes në komunitetin e BRICS, të cilët në maj kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të ndarë të dhëna vëzhgimi satelitor midis agjencive hapësinore respektive. Në dritën e gjithë kësaj, suksesi hapësinor i New Delhi është një mësim i qartë i radhës për europianët. Fatkeqësisht, pavarësisht një presioni në rritje me qëllim që Bahskimi Europian të përpunojë një vizion hapësinor në gjendje që të kapë imagjinatën e qytetarëve, nuk duket e sigurtë që situata të ndryshojë shpejt. Bashkimi Europian me 27 shtete vuan diferenca të shumta politile të strategjisë dhe sidomos një friksion në rritje të bllokut shtytës franko – gjerman. ESA me 22 shtete anëtare i është një shembull i mëtejshëm: Franca, Gjermania dhe Italia të vetme furnizojnë 60% të buxhetit, është e natyrshme që vendimet strategjike duhet të kalojnë nëpër këto vende dhe nëse midis tyre nuk janë dakord gjithçka ngadalësohet, ndërsa pjesa tjetër e botës vrapon.
Shumë elokuent në këtë kuptim një artikull i botuar në të përditshmen franceze Le Figaro më 24 gushtin ku veç të tjerash lexohet “…eksplorimi i Hënës është një indikator për të njohur përparimin e kombeve në fushën hapësinore dhe është një pikënisje për eksplorimin e sistemit diellor. Në këtë kuptim. Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar ka qenë një humbje kohe. Europa i ka mjetet për të konkurruar me fuqitë e tjera hapësinore, por nuk e ka dëshirën ta bëjë. Do të dinte si të zhvillonte një program hapësinor në shkallë të gjerëm, duke i dërguar astronautët në hapësirë, por ka hequr dorë nga vitet Tetëdhjetë. Europa nuk ka dashur të rrezikojë, pas nuk ndjehej e gatshme për ta pranuar një dështim të mundshëm. Projekti i anijes hapësinore europiane HERMES qe një përgjigje, nën egjidën franceze, ndaj programeve amerikane, por Gjermania i kërkoi Francës të ndalej në momentin e firmosjes së Marrëveshjes së Maastricht, pas nuk e pranonte predominimin francez në program…”.
Tani, përtej ndarjes apo jo, totale apo të pjesshme, i tezave të artikullit të së përditshme së Përtejalpeve mbetet fakti që përmbajtjet bien mbi butonat e dhimbshme dhe, për pasojë, duke u kthyer tek e tashmja, është gjithmonë e dobishme të mbahet në mendje e kaluara. Në muajin nëntor është parashikuar një Space Summit, fuqimisht i dëshiruar nga Elizeu, midis ministrave me delegimin e hapësirës ku do të flitet për atë vizion strategjik për të ardhmen e Bashkimit Europian. Eksploraimi robotik dhe njerëzor, 9 stacione hapësinore dhe një lëshues në gjendje të transportojë astronautë do të jenë tema qendrore dhe ndoshta leximi i disa klasikëve të fantashkencës, bashkë me dosjet përgatitore për Space Summit, mund të jenë stimuli për një ndryshim strategjie të uruar.
(nga Formiche)
Përgatiti
ARMIN TIRANA