Berisha: Solidarizohem me bojkotin e studentëve të mjekësisë, ky është shkatërrim i sistemit shëndetësor 

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, solidarizohet me bojkotin e studentëve të mjekësisë. Berisha tha se, ky është shkatërrim i sistemit shëndetësor në të ardhmen.
“Universitetet e vendit hapen sot në kushtet kur autonomia e tyre është asgjësuar plotësisht.
Kur qeveria ka vendosur kontroll të plotë nëpërmjet bordeve korruptive mbi universitetet dhe autonominë e tyre.
Një akt tjetër i shëmtuar, totalitar, i pashembullt në Europë, është vendosja e detyrimeve ndaj studentëve të mjekësisë për të firmosur rikthimin e shpenzimeve nëse pas diplomimit, nuk pranojnë të punojnë në vendin e tyre.
Ky është akt totalitar, akt i cili nuk ekziston në asnjë vend tjetër.
Ky është akt shkatërrimtar për sistemin e shëndetësisë në Shqipëri.
Ky akt ka bërë që qindra e qindra studentë, ekselentë ndër të tjerë, t’u drejtohen universiteteve të Europës, për diplomim në fushën e mjekësisë.
Qindra e qindra të tjerë u janë drejtuar universiteteve private. De facto është shkatërrimi i Fakultetit të Mjekësisë dhe sistemit të shëndetësisë në të ardhmen.
Sot, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin. Solidariteti im është i plotë me ta.
U bëj thirrje mjekëve dhe infermierëve në mbarë vendin të solidarizohen me studentët. Të mos harrojnë se sot janë ata, por nesër duhet të zëvendësohen nga ata që po ikin.
Nesër pra, spitalet tona do mbeten bosh. Nesër kujdesi shëndetësor do të vuajë shumë më tepër se sot. Se detyrimi i studentëve për të firmosur kontratë është një akt tipik totalitar diktatorial.
Unë u bëj thirrje studentëve të universiteteve të solidarizohen me studentët e mjekësisë, të mos pranojnë këtë vendim absurd që synon të kontrollojë ëndrrën dhe vullnetin e tyre.
Nuk është zgjidhja kontrata, zgjidhja është rritja e rrogave. Rritja dhe vetëm rritja e rrogave!
Nëse qeveria do shkurtonte shpenzimet e tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë, ato do mjaftonin për dyfishimin, trefishimin e rrogave të mjekëve. Mjekët duhet të paguhen që të japin shërbimet e duhura dhe të qëndrojnë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kudo që ta shihni Erion Veliajn gjuajeni me domate, pështyjeni në surrat!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje që të qytetarët të vazhdojnë protestën para …

Leave a Reply