Pse inteligjenca izraeliane nuk ka ditur ta parashikojë sulmin e Hamasit

Del me qartësi dështimi i aparateve të inteligjencës që nuk kanë ditur as ta parashikojnë, as ta frenojnë një sulm që nuk ka precedent në histori për nga dhuna dhe viktimat e lëna në terren. Një dëm i madh për besueshmërinë e Netanyahu, që e ka ndërtuar një pjesë të mirë të suksesit të karrierës së tij disa dhjetëvjeçare politike duke u paraqitur si garant i pagabueshëm i sigurisë së izraelianëve.

Mëngjesin e së shtunës 7 tetor Hamasi ka lëshuar një sulm të paprecedent nga Rripi i Gazas duke goditur territorin e Izraelit me lëshimin e mijëra rraketave dhe me një inkursion nëpërmjet detit e tokës që ka çarë barrierën që izolon Gazan në afërsinë e kalimit të Eretz. Ofensiva e grupit islamist, të lindur në vitin 1987 si anë e Vëllazërisë Myslimane egjiptiane dhe që nga viti 2006 kontrollon Gazan, ka ndodhur gjatë Ditës së Shabbatit e të Festës së Simchat Torah duke i kapur të papërgatitur shërbimet e inteligjencës izraeliane. Tempistikat e sulmit bëhen shqetësusese nëse mendohet se më  tetor, një ditë përpara sulmit të Hamasit, festohej përvjetori i 50 i Luftës së Yom Kippur, që mori jetë me një sulm të përbashkët të Sirisë dhe Egjiptit nga Lartësitë Golan e nga Gadishulli i Sinait që e kapi në befasi qeverinë e kryeministres së atëhershme Golda Meir.

Në orët e mëtejshme të sulmit Mohammad Deif, njëri prej liderëve të Brigatave “Al Qassam”, krahu ushtarak i Hamasit, ka njoftuar nisjen e operacionit ushtarak “Përmbytja e Al-Aqsa” me qëllimin e dhënise fund të “profanimit të vendeve të shenjta në Jeruzalem” dhe burgosjes së vazhdueshme së të arrestuarve palestinezë. Në orët e para të sulmit milicët e Hamasit kanë marrë kontrollin e fshatrave të ndryshme në jugun e Izraelit dhe në zonat përreth Rripit të Gazas. Janë të paktën 700 izraelianët që kanë humbur jetën në dy ditët e para të konfliktit dhe ngjallin tmerr imazhet e sulmit ndaj mijëra pjesëmarrësve në Festivalin Supernova, një grumbullim që po mbahej në jugun e Izraelit dhe gjatë të cilit janë vrarë 250 të rinj e janë marrë peng pengje të ndryshme, më pas të futur brenda Rripit të Gazas. Mijëra raketat e hedhura nga Hamasi kanë arritur Tel Avivin, Jeruzalemin dhe qytete të tjera izraeliane, por në pjesën më të madhe janë interceptuar nga sistemi antiraketor i sofistikuar Iron Dome.

Nga ana e tij, Izraeli është përgjigjur me njoftimin e kryeministrit Netanyahu për gjendjen e luftës dhe fillimin e operacionit “Shpata e Hekurit”, me premtimin (edhe një herë akoma) e shkuljes së pranisë së Hamasit nga Rripi i Gazas dhe ripushtimin e fshatrave dhe kibutceve të pushtuara nga inkursionet e milicëve palestinezë. Në mëngjesin e së hënës ka ardhur njoftimi i bllokimit total të gazas, ndërsa ftesat e dërguara popullsisë nga autoritete izraeliane për ta evakuar Rripin ndeshen me realitetin e fakteve të një burgu në qiell të hapur nga ku është thuajse e pamundur të evadohet. Mbetet për t’u sqaruar roli i Egjiptit, tradicionalisht ndërmjetësues i krizave në Gaza dhe që e konsideron hamasin, nën presionet e Perëndimit, një organizatë terroriste. Rezervistët e thirrur në shërbim nga Izraeli janë më shumë se 300000 (kurrë kaq shumë në histori) dhe janë mbi 400 të vdekurit e shkaktuar nga bombardimet e raprezaljes në Gaza, me familje të tëra të dhjetuara dhe pallate të tëra të rrëzuara.

Tani, Netanyahu i duhet të përballojë atë që ndoshta është kriza më e rëndë e sigurisë së brendshme në historinë e Izraelit. Koalicioni që mbështet qeverinë, më i djathti në historinë e shtetit hebraik, ka miratuar për thuajse 1 vit ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme në Gisjordani dhe vendosjen e një klime racizmi kundrejt arabëve, si në territorin e Izraelit, ashtu edhe në zonat e pushtuara në mënyrë të paligjshme duke filluar nga Lufta e 6 Ditëve e vitit 1967. I njëjti shtyp izraelian, nga progresistja “Haaretz” tek shumë më konservatori “Jerusalem Post”, nënvizon përgjegjësinë e Netanyahu e të aleatëve të tij të së djathtës fetare në ashpërsimin e një klime tensioni dhe zemërimi që ka kulmuar në sulmin e së shtunës në mëngjes. Janë 250 palestinezët që kanë humbur jetën në Cisjordani në vitin 2023 nga dora izraeliane, me intensifikimin preokupues (dhe shumë herë të dokumentuar) të dhunave nga ana e kolonëve izraelianë që ka kulmuar në pogromin e qytetit Huwara të pranverës së kaluar.

Bashkimi Europian nuk ka qenë në gjendje të marrë një pozicion të qartë e të fortë për t’i kufizuar shtytjet e së djathtës fetare izraeliane dhe shkelhet e së drejtës ndërkombëtare nuk kanë pasur kurrë pasoja reale. Përveç të dhënës politike, del qartë dështimi i aparateve të inteligjencës që nuk kanë ditur as ta parashikojnë, as ta frenojnë një sulm që nuk ka precedent në histori për nga dhuna dhe viktimat e lëna në terren. Një dëm i madh për besueshmërinë e Netanyahu, që ka ndërtuar një pjesë të mirë të suksesit të karrierës së tij disa dhjetëvjeçare politike si garant i pagabueshëm i sigurisë së izraelianëve. Në ndryshim nga sa ka ndodhur në të kaluarën (si në vitin 2021 në vijim të eskalimit të dhunës që vijoi në rrëpirat e Sheikh Jarrah) vjen e vështirë të mendohet se konflikti i ri i vjen “në ndihmë” Netanyahu, duke rikompaktësuar rreshtimet politike përreth personalitetit të tij përçarës. Imazhi i Bibi tashmë është kompromentuar prej vitesh akuza për korrupsion dhe tashmë prej më shumë se 6 muajsh në sheshet e qyteteve izraeliane qindramijëra izraeliane profestojnë kundër reformës së drejtësisë që do të prishte ekuilibrat demokratikë duke favorizuar fashat më konservatore të shoqërisë. Disfata e aparateve të sigurisë rrezikon të kompromentojë në mënyrë definitive figurën e kryeministrit më jetëgjatë të historisë së Izraelit.

Motivet e dështimit të inteligjencës izraeliane nuk janë ende të qarta. Në orët e kaluara kanë qarkulluar zëra, të shpërndara nga “Times of Israel”, sipas të cilit Tel Avivi në orët përpara sulmit i ka injoruar paralajmërimet e inteligjencës egjiptiane për fillimin e afërt të ofensivës së Hamasit. Sipas Gideon Levy, editoralist historik i “Haaretz”, motivet e boshllëkut të sigurisë duhet kërkuar në arrogancën e thelbit dhe në një ndjenjë të tepruar pathyeshmërie të mbrojtjes izraeliane dhe, në radhë të dytë, në një zhbilancim të prioriteteve e të interesave të inteligjencës kundrejt Cisjordanisë, që gjatë gjithë vitit 2023 kishte qenë fronti i nxehtë i vërtetë i një konflikti asnjëherë realisht të shtypur. Manifestimet që qenë mbajtur javët e kaluara në afërsitë e barrierës së Gazas dhe pezullimi i vizave të punës nga ana e Izraelit qenë zgjidhur me ndërmjetësimin e Katarit, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse njëri prej motiveve të debacle mund të kërkohet në një fërkim midis Mossadit dhe Shin Betit.

Sipas asaj që përcillet nga “Wall Street Journal”, sulmi duket se është orkestruar personalisht nga Irani, me një seri takimesh midis sferave të larta të Hamasit e të Gardianëve të Revolucionit që ka ndihmuar të individualizohen objektivat për t’u goditur dhe dinamika me të cilën të fillohej sulmi. Delegacioni iranian në Kombet e Bashkuara e ka hedhur poshtë këtë rindërtim dhe, nëse duket qartë sesi Irani e ndihmon plotësisht operacionin e Hamasit, reduktimi i asaj që ka ndodhur në një diktat të thjeshtë të Teheranit nuk ndihmon të sqarohet kompleksiteti i asaj që ndodhur dhe motivet që i kanë shtyrë qindra palestinezë të nisin një ofensivë që pashmangshmërisht do të ketë pasoja shkatërrimtare mbi popullsinë e Gazas.

Midis rezultateve të këtij eskalimi do të jetë normalizimi i munguar i marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, që në ditët përpara sulmit të Hamas ishte tema e përgjithshme që ushqente debatin politik në rajon. Nga ana amerikane Biden e ka shprehur qartë mbështetjen e tij për Izraelin dhe në mbrëmjen e së dielës ka ardhur njoftimi i dërgimit të anijeve të flotës “Gerald Ford” në Mesdheun Lindor edhe me qëllimin e frenimit të një eskalimi rajonal të mundshëm. Në kufirin verior të Izraelit ka pasur fërkime të vogla me Hizballahun libanez, por pavarësisht mbështetjes së parashikueshme të shprehur ndaj kauzës palestineze, mbetet për t’u verifikuar vullneti i Partisë së Zotit për t’u impenjuar në një konflikt në shkallë të gjerë po të kihet parasysh kriza ekonomike në vendin e Kedrave dhe erozioni i konsensusit të brendshëm gjatë viteve të fundit. Kush mund të ketë për të fituar nga konflikti është Rusia, që të paktën momentalisht do të shikonte një spostim të vëmendjes globale nga fronti ukrainas, përveçse eventualisht mund të shpenzohej si ndërmjetës i krizës duke parë afërsinë midis Putinit dhe Netanyahu. Ndërkaq në Gaza, edhe një herë akoma, kalimi orëve dhe i ditëve përkon me numërimin e të vrarëve dhe të plagosurve.

(nga MicroMega)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply