Berisha: Mbi 10 milion euro në vit me të famshmin “Check up” ku janë brenda duart e zeza të Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një takim në selinë e PD të organizuar nga LDG në kuadër të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit tha se, sot shpenzohen në vit mbi 10 mln me të famshmin ‘check up’ ku janë brenda duart e zeza të Edi Ramës. Berisha tha se, situata në Shqipëri kundër sëmundjes kanceroze është më jo humania.
“Sot lufta kundër kësaj sëmundje është në Shqipëri më e dhimbshmja. Situata në Shqipëri kundër sëmundjes kanceroze është më jo humania. Mungesa e ilaçeve në spitalin onkologjik për fëmijët dhe sëmundjet e tyre që i prekin, për gratë, vajzat dhe të tjerë, është i rregullt.
Sot shpenzohen në vit mbi 10 mln me të famshmin ‘check up’ ku janë brenda duart e zeza të Edi Ramës, i cili është faktuar se ka zero leverdi, bërja e tij. I cili mban në regjistrin e vet qindra e mijëra qytetarë që janë ndarë nga kjo botë, ose janë jashtë, vetëm për të marrë pagesa, në një kohë kur me më pak se çerekun e kësaj shume, mund të instalohej në vend, sistemi i ‘check up’ i kësaj sëmundje që e ka të nevojshëm që të kapej jo në fazën fillestare, por në fazat parafillestare, në fazat kur ai nuk është i tillë, por indet tregojnë se ato mund të ecin në këtë drejtim.
Mirëpo problemi ynë është ky. E ka thënë John Kenedy; njeriu në jetë përballet me tre armiq, sëmundja, varfëria dhe tirania. Në fakt një situatë e tillë u bie sot shqiptarëve. Nëse sëmuren, ua them unë ju me dhimbjen më të madhe, ky dezorganizim që është sot në sistem absolutisht në të gjithë memorien time, nga student në mjekësi e deri sot, nuk ka ekzistuar.
Këto praktika ç’njerëzore që e diagnostikon tjetrin, i thotë tjetrit rri aty se nuk të mjekoj, por të shkon të mjekohesh atje ku marra paratë. Praktika më e zakonshme. Ky ç’organizim bën që spitalet të mos bëjnë analizat, që kirurgët të mos operojnë të sëmurët për shkak të atyre që me sipërmarrjet që kanë krijuar si shushunja, u pinë gjakun të sëmurëve shqiptarë.
Megjithatë sot jemi në një ditë ku duhet të përqendrohemi dhe duhet të bëjmë gjithçka për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në luftën kundër këtij armiku. Dua ta falënderoj shumë Albanën për angazhimin e saj që në shtator në mënyrë që të mund të organizohej sa me më sukses dhe sa më mirë këtë aktivitet për sensibilizimin.
Dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë aktivitet dhe dua ti siguroj se PD, do të bëjë gjithçka për një organizim të veçantë në betejën kundër kancerit të gjirit dhe sëmundjeve të tjera malinje, në përpjekje për shëndetin e njerëzve dhe natyrisht edhe në luftën e pamëshirë kundër dy armiqve të tjerë, tiranisë dhe varfërisë. Edhe njëherë ju uroj nga zemra, shëndet e sukses në këtë mision shumë të rëndësishëm”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shantazhi/ Bardhi: Janë presion për përgjimet që disponoj nga “Sky Ecc”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli mbrëmjen e sotme për mesazhet shantazhuese …

Leave a Reply