Noka: Pa prova, pa fakte, vetëm aludime dhe hamendje nga mjeshtrat e gjyqeve politike!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e gjyqit politik ndaj Jamarbër Malltezit. Në postimin e tij në Facebook, Noka thekson se, ‘pa prova, pa fakte, vetëm aludime e hamendje nga mjeshtrat e gjyqeve politike, që nuk njohin ligj dhe kushtetutë, por që partinë e kanë edhe gjykatë edhe “prekuror”.Noka shkruan se, ky është turpi i 2023-shit. Inskenim kryekëput i një akuze politike e paraqitur me kornizë juridike.

Postimi i plotë

Pa prova, pa fakte, vetëm aludime e hamendje nga mjeshtrat e gjyqeve politike, që nuk njohin ligj dhe kushtetutë, por që partinë e kanë edhe gjykatë edhe “prekuror”.

Asnjë vendim i marrë për Z. Malltezi.

Akuzohet pse përfitoi dhëndri nga VKM-ja për kthimin e pronave pronarëve, apo nga VKM-ja për përdorimin e letrave me vlerë! Sipas SKAP-it të Partisë, VKM-të dhe ligjet e bëra në kohën që qeveriste PD vlejnë për të gjithë, përveç familjarëve të funksionarëve të PD-së. Ky është turpi i 2023-shit. Inskenim kryekëput i një akuze politike e paraqitur me kornizë juridike. Njësoj me gjyqet e shokut Aranit që i drejtohej të pandehurit si armik.

Asgjë s’e ndal PD dhe opozitën ne rrugën e vet për të çrrënjosur këtë regjim kriminal korruptiv.

About Redaksia

Check Also

Përkujtohet Ismail Qemali, Leskaj vlerëson figurën dhe kontributin historik!

Përkujtohet të Ismail Qemalit në Vlorë, në një ditë që solli jo vetëm homazhe për …

Leave a Reply