Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, vendimi për letrat me vlerë ishte sukses i madh, falangat e krimit politik po i paraqesin si argument kundër meje.
“Unë sot, jam këtu për të paraqitur vetëm njërën prej tyre, të cilën falangat të krimit politik, e paraqesin si fakt, argument se është ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim. Apo është ndërmarrë për korrupsion. Dhe kjo është vendimi për përdorimin e letrave me vlerë në procesin e privatizimit me përparësi ish-pronarëve.
Letrat me vlera, që ta dinë shqiptarët dhe u kujtohet, janë emetuar në Shqipëri dhe në shumicën e ish-vendeve komuniste si një mekanizëm me të cilën synohej që qytetarët të përfitonin nga privatizimi i ndërmarrjeve ku kishin shkrirë jetën e tyre në sistemin komunist.
Ato u përdorën me sukses të madh fillimisht nga Megi Theçer dhe në Argjentinë dhe më pas në vendet ish-komuniste kudo. Si president i Republikës, kam dekretuar në fillim të vitit 1995, emetimin dhe shpërndarjen e tyre.
Bonot e privatizimit i janë shpërndarë falas qytetarëve sipas grupmoshave, por në fund të shpërndarjes, 1.3 milionë shqiptarë kanë pasur një bono privatizimi në xhep.
Një variant i tyre ishin lekët e privatizimit. Lekët e privatizimit iu dhanë të përndjekurve politikë. Ato ishin në mënyrë absolute ekuivalente me lekun. Bonot askërkund nuk janë identike me monedhën e vendit, kanë një përafrim. Kurse ato që u shpërndanë për ish-të përndjekurit, kishin vlerën më reale të lekut.
Në këtë periudhë, bonot e privatizimit u përdorën për privatizimin e mijërave objekteve dhe dhjetëra e dhjetëra sipërmarrjeve të mesme, në atë kohë kjo ishte fusha e privatizimit dhe blerjes së banesave, legalizimit të banesave. Kurse të përndjekurve, lekët e privatizimit iu dhanë si dëmshpërblim për vitet e burgjeve dhe kampeve të përqendrimit.
Lekët e privatizimit funksionuan në mënyrë të përsososur. Me to, të përndjekurit blenë objekte, deri fabrika. Në vitin 1997 procesi u ndërpre, por nuk u largua kurrë. Dhe në vitin 2020, kjo qeveri ka vendim për përdorimin e tyre.
Në vitin 2008, në prag të privatizimeve që ishin përpara, rikthehet përdorimi i tyre në masën 80 përqind me bono dhe 20 përqind me lekë. Ndërkohë pronarët blenë, në mos gabohem, rreth 20 miliardë lekë objekte që u privatizuan. Në total, pjesa tjetër konsumoi rreth 120 milionë euro apo dollarë, sipas një raporti të vitit 2014 të Ministrisë së Financave”, u shpreh Berisha.
Check Also
Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…
Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …