Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, në proces janë reformat epokale të PD

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, në proces janë reformat epokale të Partisë Demokratike.

“Siç e dini, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona.

Procesi është procesi më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo, absolutisht.

Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite. Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama e përdori për të vjedhur aeroportin/ Kosova e arreston

Ish-bashkëpunëtori i Behgjet Pacollit, biznesmeni Valon Lluka, është ndaluar sot nga Policia e Kosovës. Lluka, ish-drejtori …

Leave a Reply