SPAK mund të arrestojë të gjithë pronarët në Tiranë me preçedentin “Malltezi”

Ish-kompleksi sportiv “Partizani” është ndërtuar në truallin që sistemi komunist ua sekuestroi 5 familjeve të vjetra tiranase: Begeja, Alimehmeti, Vaqarri, Llagami dhe Saliaga.

Ndërkohë, Jamarbër Malltezi është një prej trashëgimtareve të truallit të kompleksit “Partizani”. Në kallëzimin e tij ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ai sqaron edhe historikun e privatizimit të objekteve të ish-klubit Partizani.

Ndër të tjera, ai sqaron se si procesi u inicua nga një ish ministër i PS, Anastas Angjeli, me 21 Korrik 2005 dhe më pas u dha dakorësia një ditë më pas nga Ministri i Sporteve Blendi Klosi asokohe.

Malltezi nuk ka barë gjë tjetër me përfitimin sipas ligjeve të pronës së trashëguar duke e zhilluar këtë pronë. Ai ka bërë marrëveshje me ndërtuesin ashtu sikurse bëjnë të gjithë pronarët sot në Tiranë.

Pronarët në bazë të këtyre marrëveshjeve nëhen automatikisht askionerë në ndërtim. SPAK me preçedentin “Malltezi” mund të arrestojë nga dita e sotme të gjithë pronarët që ashtu si Malltezi kanë zhvilluar pronat e tyre të trashëguara duke u kthyer në aksioner në ndërtimet mbi pronat e tyre.

Si ndryshoi qëndrim Edi Rama me veprime flagrante kur mësoi se një prej pronarëve të familjes Begeja ishte edhe Malltezi

Historiku me fakte konkrete sipas Malltezit:

Ish Klubi Sportiv Partizani (emërtimi gjate komunizmit) u nda ne dy pjese: Klubi Shumesportesh Partizani (lojrat me dore) dhe Klubi i Futbollit Partizani. Klubi i Futbollit ishte pjese e Ministrisë se Mbrojtjes, ndersa Klubi Shumësportesh, me një Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 312, datë 13.5.2003, të qeverisë socialiste të Fatos Nanos, kaloi nën administrimin e Ministrise se Sporteve. Terrenet e tyre, pronë e 5 familjeve pronare, janë pjesë e një territori integral, me përjashtim të një objekti të ndodhur në një tjetër vend të Tiranës, që ishte pjesë e klubit shumësportësh dhe sipas ligjit u fut në procesin e privatizimit. Familjet pronare e kane kerkuar te drejten e tyre qysh ne 1995 jo vetem ne Komisionin e Kthimit te Pronave por edhe tek Ministria e Mbrojtjes sic deshmohet ne korrespondencen e perfaqsuesit te familjes Saliaga[1].

Ne vitin 2000, një person pa tagër ligjor, deklaroi vetëshpalljen si president i Klubit te Futbollit Partizani dhe de-facto uzurpoi pronat dhe terrenet e klubit. Ministria e Mbrojtjes reagon nëpërmjet ministrit socialist të asaj kohe, z. Ismail Lleshi, duke kundërshtuar këtë situatë dhe njofton personin në fjalë se veprimi i tij eshte i kundraligjshem dhe nuk pranohet. Njeheresh ministri njofton ish Ministrin e ekonomise Mustafa Muci dhe ish kryetarin e gjykates se Tiranes Sokol Como për mospranimin e situatës.

Procesi i Privatizimit të terreneve të klubit Partizani u iniciua nga ministri socialist Anastas Angjeli, me 21 Korrik 2005. Me shkresen nr. 4533 prot. Date 21.07.2005, Z. Angjeli ai dergon kerkese zyrtare per fillimin e procedurave te privatizimin te pasurise se palujteshme te Klubit Partizani, Ministrit te Mbrojtjes Pandeli Majko dhe Ministrit te Sporteve Blendi Klosi.

Nje dite me pas, me shkresen nr. 2732 date 22 Korrik 2005, Ministri i Sporteve Blendi Klosi shprehet dakort per privatizimin e klubit Partizani[2].

Ndërkohë objektet e Klubit, të cilat ligjërisht duhet të privatizoheshin, ishin te zena forcerisht nga persona informalë, të cilët dyshohej se paguanin qera të paligjshme tek titullarë shtetërorë, të ngarkuar me ruajtjen e objekteve. Ka te pakten tre Inventare te Pronave te Palujteshme te Shtetit ne Bashkine Tirane (njera prej te cilave e firmosur nga Edi Rama si kryetar Bashkie), te cilat në lidhje me objektet e Klubit Partizani dhe Shumësportëshit shenojne se të gjithë objektet e këtyre klubeve, me përjashtim të kabinës elektrike dhe një magazine 80m2, ishin “zene forcerisht”[3].

Procesi i privatizimit vazhdoi nga qeveria e PD, pas zgjedhjeve të 2005. Me 31.10.2005 ish Ministri Ekonomise i kerkon mendim ish ministrit te mbrojtjes per privatizimin e klubit Partizani.

2.7. Me 14.11.2005 ish Ministri i Mbrojtjes jep miratimin per privatizimin e ish objekteve dhe terreneve te ish klubit te futbollit sipas ligjeve ne fuqi.

Me 06.01.2006 bashkesia e familjeve pronare “Kroi i Shengjinit” (Begeja, Llagami, Vaqari, Alimemeti & Saliaga) i shkruajne Ministriave Ruli dhe Mediu ku i tregojne se janë pronare te ligjshem të Klubit Shumesportesh dhe Klubit të Futbollit Partizani dhe gezojne te drejten e parablerjes në rast privatizimi, sipas ligjit 9235 date 29.07.2004 „Për kthimin dhe Kompensimin e Pronave“, si dhe vendimeve të Komisionit të Kthimit të pronave, që prej vitit 1995.

Me 16.01.2006 shefi i kabinetit te ministrit te mbrojtjes u pergjigjet pronareve se (i) ministria e Mbrojtjes administron pronen por nuk ka lidhje me pronësinë e saj, (ii) klubi sportiv “Partizani” nuk perfshihet ne planin e perhapjes se forcave te armatosura dhe per kete arsye Ministria e Mbrojtjes i ka kerkuar Ministrise se Ekonomise miratimin e privatizimit te objekteve te ketij klubi.

Me 03.08.2006 (shkrese nr. 6714/1) Zv. Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve konfirmon me shkrese se ndonese ka pasur VKM 312, date 15.05.2003 qe Ministria e Sporteve te marre ne ngarkim Klubin Shumesportesh Partizani, kjo nuk eshte realizuar dhe nuk eshte marre ne inventar asokohe pasi “… pjesa me e madhe e pronave kane qene dhe jane edhe sot te zena forcerisht nga familjare“[4]. Ky pohim, që reflektonte realitetin, siç do të provojmë më poshtë, hedh poshtë çdo pretendim se prona ishte funksionale dhe përdorej për ushtrinë apo për klubin Partizani.

Me 18.01.2007 (nr. 101 prot), Agjensia e Kthimit te Pronave kerkon konfirmim nga Ministria e Mbrojtjes qe prona eshte e lire per t’u trajtuar nga Kthimi i Pronave sipas ligjit.

Me 25.01.2007 (nr.349/2 prot.) Ministri i Mbrojtjes shkruan “Konfirmojme qe Ministria e Mbrojtjes nuk e perdor me kete prone, ndaj ka mbetur jashte destinacionit te veprimtarise se saj.

Per pasoje prona e inventarizuar me numer rendor 11 dhe me emertese “Klubi Sportiv Partizani” eshte e lire te trajtohet sipas legjislacionit ne fuqi”.

Me 21.03.2007 (Vendim nr. 6), Agjensia e Kthimit te Pronave u kthen trashegimtareve te familjes Begeja 12,596 m2, të fundit qe kishin mbetur nga siperfaqja e njohur prej 28,000m2.

Ne 2007, Agjensia e Kthimit te Pronave u kthen pjesët e pakthyera të pronave tek Kroi i Shengjinit, familjeve Vaqari, Alimemeti, Llagami dhe Saliaga. Per te gjithe familjet pronare Agjensia e Pronave konfirmon Nenet 6 dhe 8, sipas te cilave “i kthehen pronareve tokat qe i ka pasur Ministria e Mbrojtjes por qe jane jashte funksionit te veprimtarise se tyre” dhe “deri ne privatizim shteti detyrohet te paguaje qera per objektet qe vijon t’i mbaje”.

Në 17.01.2007, por edhe 13.07.2007, familjet pronare (Begeja, Llagami, Vaqari, Alimemeti dhe Saliaga) ju drejtuan Ministrit te Ekonomise me “kerkesa per privatizimin e objekteve qe jane ndertuar mbi nje prone private” me kerkese per te zbatuar ligjin qe i njeh pronarit te tokes te drejten e parablerjes se objekteve te rrenuara dhe te zaptuara ne token e pronareve. Pronaret nuk kishin asnjë interes të blinim objekte të rrënuara e të zaptuara. Na interesonte vetëm kthimi i tokës sonë. Por ne ndoqëm mënyrën që përcaktonte ligji dhe u detyruam të privatizonim objekte që nuk kishin asnjë funksion, si mënyra e vetme për të vënë në zbatim vendimet e Komisionit të Kthimit të Pronave dhe gëzimin e tagrave që rrjedhin nga pronësia e tokës që ish kthyer më parë.

Me 19.09.2007 (nr. 50 prot.) ish Ministri i Ekonomise njofton ish Ministrin e Mbrojtjes per “Miratim Privatizimi”. Me 08.10.2007 (nr. 7450 prot.), Ministria e Ekonomise i kerkon konfirmime Agjensise se Kthimit te Pronave nese ka pronare dhe nëse ua ka kthyer atyre, apo jo, pronat tek territoret e ish Klubit te Futbollit.

20. Me 03.12.2007 (nr. 2244/3 prot.) Agjensia e Kthimit te Pronave i konfirmon Ministrisë së Ekonomise te gjitha vendimet e njohjes dhe kthimit te prones per te 5 familjet pronare.

21. Me 18.12.2007 (nr. 9508 prot.) ish Ministri i Ekonomise vendos “ngritjen e komisionit te vleresimit per privatizimin e objekteve dhe terreneve te Klubit te Futbollit Partizani”.

22. Me 26 Dhjetor 2007, te 5 familjet pronare tek Kroi i Shengjinit i shkruajne ish Ministrit te Sporteve dhe per dijeni ish Ministrit te Ekonomise, duke kerkuar “te ushtrojne te drejten e privatizimit me statusin e pronarit te tokes per objektet ne Klubin Shumesportesh Partizani”. Me 04.01.2008 Ministri i Sporteve shprehet dakort per privatizimin e objekteve te Klubit Shumesportesh Partizani. Kujtojmë që inventaret e mëhershme të Bashkisë Tiranë, si dhe më pas, në 2006, shkresa e Zv. Ministrit që mbulonte sportet, të gjitha konfirmonin se objektet e këtij klubi ishin uzurpuar nga banore informale.

23. Me 22.01.2008 (nr. 953/1 prot.) ish Ministri i Ekonomise njofton “Miratim Privatizimi” per objektet e Klubit Shumesportesh Partizani.

24. Me 04.02.2008 Ministri i Ekonomise ngriti komisionin e vleresimit per privatizimin e objekteve te Klubit Shumesportesh Partizani me 4 anetare

Komisionet e vleresimit për ndertesat ne të dy proceset e privatizimit moren konfirmime nga te gjithe agjensite shteterore qe parasheh ligji, perfshire Ministrite perkatese, ZRPP, Agjensia e Kthimit te Pronave dhe Bashkia e Tiranes.

25. Bashkia Tiranes, e drejtuar asokohe nga Edi Rama, me shkrese nr. 2137/1 me 14.04.2008 i paraqet dekumentacionin dhe genplanet per komisionin e vleresimit te privatizimit per Klubin Shumesportesh Partizani; me shkresen 2136 date 18.04.2008 konfirmon gentplanet per Klubin e Futbollit Partizani, dhe me shkresen 2263/1 date 18.04.2008 konfirmon gentplanet per objektin “Pishina Laprake”, pjese e Klubit Shumesportesh Partizani. 7 drejtore dhe specialiste te Edi Rames firmosin gentplanet dhe konfirmojne siperfaqet[5].

26. Me 09.04.2008 (nr. 2519 prot.) ish Ministri i Sporteve njofton ish Ministrin e Ekonomise se terrenet dhe objektet e ish klubit shumesportesh prej shume vitesh e kane humbur destinacionin e tyre te meparshem dhe zona ka nderruar destinacionin, nga zone sportive ne zone urbane, sipas vendimit të KRT Bashkia Tirane Nr. 132/j date 08.06.2006 (në kohën kur kryetar i kësaj bashkie ishte Edi Rama).

27. Me 29.04.2008 (nr. 1034/1 prot. dhe nr. 1036/1 prot.) Agjensia e Kthimit te Pronave konfirmon qe tokat u jane kthyer pronareve legjitim, sipas vendimeve te ish-komisionit te kthimit te pronave që nga viti 1996 e ne vijim. Pra, toka ishte ne pronesi te pronareve legjitime prej vitesh, ndersa shteti kish vetem objektet e rrenuara dhe te uzurpuara.

28. Komisionet përkatëse për privatizimin e kubit shumësportësh dhe klubit të futbollit kryen vleresimet për objektet e ndërtuara mbi trojet dhe i cuan ato ne Drejtorine e Shitjes se Pronave prane Ministrise se Financave.

Me 22.07.2008 (nr. 6120/1 prot.) Ministria e Ekonomise dergoi per privatizim tek Drejtoria e Shitjes se Pronave Publike (prane Ministrise se Financave) dokumentacionin e vleresimit te objektit “Terrene sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani“ ne administrim te Ministrise se Mbrojtjes.

Drejtoria e Shitjes se Pronave konfirmoi gjendjen ligjore prane Agjensise se Kthimit te Pronave dhe ZRPP.

29. Në përputhje me ligjin, Drejtoria e Shitjes se Pronave shpalli njoftimin publik per shitje per objektet dhe terrenet ne Klubin e Futbollit Partizani, me te drejte parablerje per pronaret e tokes, me fillim me date 18.08.2008 dhe date finale me 06.09.2008.

30. Me 01.10.2008 (shkresen nr. 10168 prot.), Drejtoria e Shitjes leshon autorizimin per kalim pronesie te objektit (Klubi Shumesportesh Partizani) per pronaret e tokes me detyrimin per te paguar rreth 700 mijë dollarë per shitjen e objekteve te vjetra, te rrenuara dhe te zaptuara nga familjare.

Me 03.11.2008 – proces-verbal evidencim dorezimi per “Klubi Shumesportesh Partizani” pas pageses nga pronaret e tokes se shumes prej 69,709,145 leke (thuajse 700 mije USD)

Me 04.11.2008, nenshkruhet Kontrata e Shitjes (nr. 3298 rep., nr. 562 kol) mes Drejtorise se Shitjes (Ministria e Financave) dhe 29 familjeve, pasardhes se 3 familjeve te vjetra Tiranase[6].

31. Pra ndryshe nga shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Balles sikur 28,000 m2 toke janë privatizuar me cmim te ulet, ne fakt toka u kthye se ishte e pronareve legjitime, ndërsa vlera prej thuajse 700 mijë dollarë ka qenë cmimi i objekteve të rrënuara dhe uzurpuara dhe nje ngaster e vogel (ish pishina), pjesë e klubit shumësportësh, të cilat pronarët ishin të detyruar t’i blinin si kusht për të gëzuar tokën mbi të cilën ishin pronarët. Përveç kësaj, pronarët paguan edhe rreth 100 mijë dollarë për objektin e vetëm që ekzistonte në territorin e Klubit të Futbollit.

Është fakt i reflektuar edhe në dokumenta zyrtarë se, përveç familjeve që kishin zaptuar objektet e klubit për banim, edhe objekti pishinë, që pronarët u detyruan t’a blinin si pjesë e aseteve të klubit shumësportësh, ishte i zaptuar për qëllime biznesi. Pasi paguan për këtë objekt sipas ligjit, pronarët u detyruan të hynin në një kalvar tjetër gjyqësor me biznesin që kish zaptuar këtë objekt, gjyq i cili përfundoi me vendim të formës së prere vetëm në vitin 2017.

32. Edhe në procesin e privatizimit të nderteses se vetme te ish Klubit të Futbollit hartat u vertetuan nga 7 drejtore e specialiste te bashkise qe drejtohej nga Edi Rama. I vetmi dallim per Klubin e Futbollit ishte ne momentin e perfundimit te procedures te firmosjes se kontrates dhe dorezimit te objektit. Ministria e Mbrojtjes ngarkoi komanden mbeshtetese te bente dorezimin.

33. Me 26.01.2009 (shkresa nr. 809 prot.) Drejtoria e Shitjes se Pronave Publike (ne Ministrine e Financave) i kerkon Ministrise se Mbrojtjes te caktoje “perfaqsues per perfundim procedurash privatizimi objekti (dorezim dhe lidhje kontrate shitje)” per objektin “Terrenet Sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani” ne administrim te Ministrise se Mbrojtjes. Me 26.01.2009 (shkresen nr. 812 prot.), Drejtoria e Shitjes (prane Ministrise se Financave) leshon autorizimin per kalim pronesie te objektit (Klubi Futbollit Partizani) per pronaret e tokes.

34. Në shkurt 2009 pronaret e tokes paguajne edhe detyrimin monetar sipas vleresimit perkates.

35. Me 20.02.2009 (nr. 1996 prot.) Drejtoria e Shitjes se Pronave Publike (Ministri Financave) i drejtohet Ministrit te Mbrojtjes me shkrese “Kerkojme perfaqsues per perfundim procedurash privatizimi objekti (dorezim dhe lidhje kontrate shitje)” per objektin “Terrenet Sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani” nen administrimin e Ministrise se Mbrojtjes.

Me 13.03.2009 (nr. 334 prot.) Ministri i Mbrojtjes nxjerr “Urdher per dorezim prone dhe lidhje kontrate”, ku urdheron Komanden Mbeshtetese te perfaqsoje Ministrine e Mbrojtjes nepermjet dorezimit dhe nenshkrimit te kontrates se shitjes per pronen nr. 11 me emertim “Terrenet Sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani” ne administrim te Ministrise se Mbrojtjes.

36. Gjatë periudhës Mars-Prill 2009, V.Q, përfaqsues i komandës që duhet të kish marrë në dorëzim klubin që në vitin 2000, në bazë të kërkesës së ministrit Ismail Lleshi, por nuk e kish bërë këtë gjë, refuzonte të firmoste kontraten e dorëzimit me pretendimin se Komanda Mbeshtetese nuk e kish marre ne dorezim Klubin Partizani.

37. Në Mars 2009 disa perfaqsues nga familjet pronare paraqiten disa ankesa pranë Ministrise se Mbrojtjes dhe Departamentit Antikorrupsion per mos dorezimin e sendit te uzurpuar, ndonese pronaret e kishin token te tyre dhe kishin paguar edhe parate per objektin shteteror te vetem që ekzistonte mbi pjesën më të madhe të pronës së tyre – Klubin e Futbollit.

38. Gjatë kësaj periudhe, pronarët e ligjshëm, të cilët kishin paguar çmimin e privatizimit nuk mund të merrnin në posedim pronën e tyre dhe nuk merrnin as qera për objektet e padorëzuara, ndonese ky ishte detyrim ligjor.

39. Raporti i Departamentit të Antikorrupsionit, datë 19.05.2009 (nr. 1289/2 prot.) konstaton shkelje të ligjit dhe përgjegjësi për V.Q. me pasoja dëm ekonomik ndaj shtetit.

40. U deshën edhe pesë muaj pas këtij konstatimi, apo tetë muaj pas pagesës së plotë të vlerës së privatizimit, që pronarët të merrnin në dorëzim pronën e tyre. Me 16.10.2009 u nënshkrua proces-verbali Evidentim-Dorezimi per “Terrenet Sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani” mes paleve pronare te tokes dhe Drejtorise se Shitjes (Ministria e Financave) dhe perfaqsuesit te Ministrise se Mbrojtjes. Me 21.10.2009 nenshkruhet kontrata e shitjes mes Drejtorise se Shitjes (Ministria e Financave) dhe pasardhesëve te 5 familjeve te vjetra Tironse.

41. Pasi shteti komunist u vodhi tokën per mbi 50 vjet, pa asnjë kompensim, që prej 1994 pronaret legjitimë ndoqën procedura të gjata ligjore për njohjen, kthimin dhe privatizim e tokës së tyre, si dhe të paguan shumen prej afro 800 mijë USD (800 miljone leke te vjetra) per te blere edhe objektet e rrenuara dhe te uzurpuara.

42. Procesi i privatizimit të objekteve të klubit Partizani nënkuptonte kalimin në pronësi të pronarëve të tokës, përkundrejt pagesës, së objekteve të ndërtuara mbi terrenet e klubit, të lira nga çdo barrë ligjore apo pengesë që cënonte ushtrimin e tagrave të tyre të pronësisë. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Brenda ambjenteve të objekteve dhe në terrenet e klubit ishin strehuar dhe banonin në mënyrë të paligjshme rreth 42 familje, disa prejt të cilëve në kushte të mjerueshme, e disa të tjerë në ndërtime të paligjshme. Pavarësisht se sistemimi i tyre ishte detyrim i shtetit kjo nuk ndodhi. Pesë familjet pronare vendosën të mos nxjerrin asnjë banor informal në rrugë. Pas zhvillimit të projektit ata u dhanë banorëve të paligjshëm sipërfaqe banimi pa pagesë ose kompensim financiar sipas marrëveshjes.[1] Shtojcat, shkresa nr.20/4 prot, dt 21.3.1995, nga Ministria e Mbrojtjes.
[2] Shkresa nr.2732/1 prot. Date 22.7.2005 nga Ministri I Kluturës Rinisë dhe Sporteve Blend Klosi.
[3] Shtojcat, formular për inventarizimin e pronave të paluajtshme, Bashkia Tiranë, firmosur nga Edi Rama.
[4] Shtojcat, shkresa nr. 6714/1 prot, datë 03.08.2006, nga zv Ministri I Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
[5] Shih shtojcat për shkresat e cituara dhe gentplanet e firmosura sipas ligjit.
[6] Pronarë të tokës të klubit shumësportësh Partizani ishin familjet Begeja, Saliaga Llagami. Pronarë të tokës klubit të futbollit Partizani ishin familjet Begeja, Saliaga Llagami, Alimehmeti e Vaqarri.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Komisioni Hetimor nuk mbyllet pa u pyetur Rama dhe Vilma Nushi

Pasi Konferenca e Kryetarëve vendosi që të rrëzojë kërkesën e PD për të shtyrë mandatin …

Leave a Reply