Berisha: Nuk ka mjet me të cilin Rama do ta shuajë këtë protestë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar me Kryetarin e Grupit Parlamentar Gazment Bardhin dhe deputetët e opozitës.

Pyetje: Ju thoni se do të vijoni betejën dhe do të protestoni në parlament, Rama nga ana tjetër refuzon të përballet me opozitën. Si i shikoni këto refuzim që Rama u bën në seancat parlamentare.

Sali Berisha: Rama ka një tmerr këto kohë, është i tmerruar, i frikësuar shumë. Po ta shikoni ju, ai lëviz me batalione policësh dhe ushtarësh mbrapa. Por këto janë punët e tij, nuk më intereson mua seç ka ai. Mua më intereson se ne jemi të vendosur, absolutisht deputetët e opozitës janë të vendosur të shkojnë gjer në qëndresën ekstreme për të rifituar të drejtat e tyre kushtetuese.

Pyetje: Ditën e sotme grupi parlamentar i PS-së ka kërkuar përjashtimin e 7 deputetëve. A do ti njihni këto vendime.

Sali Berisha: Ky është një vendim i urdhëruar nga Edi Rama, i turpshëm dhe do të marrë përgjigje. Çdo vendim i tyre që nuk përfill protestën e drejtë të deputetëve të opozitës do të marrë përgjigje prej tyre. Ju ftoj të jeni aty në 3.30.

Pyetje: Zoti Berisha, kur thoni protestë ekstreme, është grevë urie?

Sali Berisha: Ju do t’i shikoni. Ju ndiqeni këtë protestë, nuk mund të ndalet. Nuk ka mjet me të cilin ai do ta shuajë këtë protestë.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …

Leave a Reply