Vuçiçi, argati i tij, apo lideri global i 1 prillit

Nga Sali BERISHA

Miq, një javë më parë në Bruksel udhëheqësit më të lartë të BE thirrën Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin Serbomadh Vuçiç, të cilëve ju kërkuan: Kurti të miratojë sipas draftit që paraqitën krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe Vuçiç të njohë de facto Kosovën.

Kryeministri Kurti pranoi kërkesën e tyre kurse Vuçiç e refuzoi atë. Por si tinzar sapo u kthye në Beograd për t’i shpëtuar presioneve si gjithnjë, shpalli zgjedhjet parlamentare për të forcuar pushtetin e tij putinist.

Pas kësaj ai thirri në ndihmë argatin e tij në Tiranë, i cili si lider global i 1 prillit një javë pas takimit të Brukselit deklaroi se drafti i Asocacionit dorzuar Kurtit në Bruksel ishte ai që muaj më parë ju kishte dërguar udhëheqësve europian. Mirëpo në ate kohë draftin e tij për Asocacionin në të vërtetë e refuzuan publikisht si Kurti ashtu dhe Vuçiç.

Por sot ky pohim i liderit global të 1 prillit u përgënjeshtrua nga Prishtina. Pra ky ishte bllofi i tij i rradhës. Këtu nuk ka asgjë të re. Po jo! Qëllimi i deklaratës së djeshme të Edi Ramës ishte vetëm një: të justifikojë refuzimin e Vuçiçit për draftin e Asocacionit si draft i Tiranës dhe ky është shërbimi i rradhës që argati i bën padronit të tij! #sb

About Redaksia

Check Also

Deputetja e PD: Mosbindja civile ka filluar! 7 tetori provë për ne, kërkojmë qeveri teknike!

Deputetja e PD, Ilda Dhori, ka qenë e ftuar në një lidhje direkte në emisionin …

Leave a Reply