Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar shkeljet e afateve ligjore nga Gjykata ndaj Jamarbwr Malltezit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjokutaj është shprehur se gjykatat ka shkelur ligjet dhe se masat e sigurimit ndaj Brishës dhe Malltezit janë nul dhe duhet të lirohen menjëherë nga akuzat.
“Duhet të kuptojmë që në datën 20 ndaj Berishës dhe Malltezit janë marrë masat e sigurimit. Në funksion të këtyre masave brenda tre ditëve është dhënë vendimi për Malltezin dhe në datën 26 është dhënë për Berishën. Brenda 48 orëve gjykata e ka detyrim ligjor të depozitojë vendimin e arsyetuar. Dhe jemi gati 12 ditë në vonesë për Berishën dhe 15 ditë në vonesë për Malltezin.
Ky është një rast unik për masat e sigurimit pasi janë afate strikte dhe që lidhen me lirinë personale të personit ndërsa në këtë rast gjykata nuk ka arsyetuar asgjë dhe vetëm sot pas denoncimit tonë ka bërë zbardhjen e vendimit dhe ajo e panikosur sot në drekë e ka depozituar vendimin.
Ne nuk kemi mundur dot të apelojmë pa pasur vendimin zbardhur në dorë dhe gjykata ka shkelur të gjitha afatet ligjore dhe kjo vonesë në kushte normale nuk do të na lejonte të apelonim vendimin po duke e ditur se është një proces i montuar politikisht kemi marrë masat tona duke zënë afatet për ta duruar çështjen në apelim.
Në nenin 249 thuhet se vendimi i pa ekzekutuar ose pa shpallur bën që akti ose masat e sigurimit e marra e humbasin fuqinë e tij dhe ne do të shkojmë nesër në gjykatë të kërkojmë heqjen e masës së sigurosh arrest me burg për Malltezin dhe masën ndaj Berishës”, tha Gjokutaj.