Marrëveshja e Ramës, plan makabër për të përzënë shqiptarët dhe për të mbuluar aktet e tij korruptive!

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, LINDITA METALIAJ

Partia Demokratike e siguron vendin fqinj, Italinë, dhe kryeministren e djathtë Georgia Meloni, se te forca jonë politike, vendi i saj dhe ajo vetë kanë pasur dhe do të kenë partnerë dhe miq të vërtetë, jo të diktuar nga interesa dhe agjenda personale.
Marrëveshja e Edi Ramës, pa transparencë me publikun, dhe duke nëpërkëmbur interesat dhe të ardhmen e bashkëqytetarëve të mi lezhjanë, të Shëngjinit dhe Gjadrit, është nul.
Qarku i Lezhës, ashtu si shumë të tjerë në Shqipëri, dhe sidomos ata në Veri të vendit, po vuan një plagë të hapur në qeverisjet katastrofale të Edi Ramës, shpopullimin.
Plani makabër për të përzënë shqiptarët dhe luajtur humanitarin, duke magazinuar të huaj, është i papranueshëm dhe nuk ndihmon as shqiptarët, as refugjatët, dhe as Europën.
Kush i njeh brigjet e Shqipërisë, ku qeveria fik radarët në favor të krimit, e di shumë mirë se 36 mijë afrikanët do të jenë nje depozite e parapëlqyer e trafikanteve të qenieve njerëzore.
Kjo do ta bëjë atë që, sot duket si zgjidhje e problemit, një krizë të disafishtë.
Përpjekja e Edi Ramës për të bërë ‘lojtarin internacionalist’ nuk vjen prej humanizmit të tij, por prej faktit se është nën dyshim dhe hetim ndërkombëtar në “dosjen McGonigal”, ku partneri i tij në krim, ish agjenti i FBI, është vetëdeklaruar fajtor.
Edi Rama është gati të bëjë cdo lëshim në kurriz të shqiptarëve që të fitojë faljen për aktet e veta korruptive.
Iluzioni se ai është kryeministër i një vendi të NATO-s ka marrë fund me rekrutimin që i bëri kryagjentit të vendit më të madh të Aleancës së Atlantikut te Veriut, dhe të strukturës së sigurisë së Euro-Amerikës.
Partia Demokratike u kujton partnerëve tanë se cdo marrëveshje me Ramën është një pazar që ai të mbajë pushtetin,
nuk ka konsensus as me publikun dhe as me faktoret politike, dhe përbën kosto te madhe për shqiptarët.
Qeveria e PD ka firmosur një marrëveshje me Italinë, e cila mban firmën e ish-ministrit të Brendshëm të kohës dhe ish-Presidentit të ndjerë Giorgio Napolitano.
Sipas saj, çdo emigrant me origjinë nga vende të tjera që kalon nga Shqipëria në Itali, kthehet në Shqipëri për t’u nisur në vendin e vet.
Si deputete e Lezhës dua të theksoj se treva jonë ka dëshmuar ndër shekuj se është e mikpritjes dhe vëllazërimit, por nuk mund të bëhet han me katër porta për qëllimet politike të Edi Ramës.
Vendimi personal, i atij që urren Lezhën dhe veriun, nuk mund të pranohet nga qytetarët tanë.
Me cilin banor dhe përfaqësues të Lezhës u konsultua kryeministri për të strehuar mijëra refugjatë?!
Pse e mbajti të fshehtë këtë vendim?!
Si mund t’i faturosh Shëngjinit dhe Lezhës mijëra emigrantë në një kohë që Shëngjinit nuk i sigurove as ujë, as drita dhe as infrastrukturë në sezonin turistik?!
Si ka mundësi që zgjodhi Shëngjinin dhe jo një zonë tjetër bregdetare?!
Të dashur lezhjanë, te dashur bashkeqytetare te mi,
ju bëj thirrje t’i bëjmë ballë papërgjegjshmërisë se një njeriu që ka marrë peng vendin dhe e sheh Lezhën si plaçkë, dhe jo si një ndër qytetet më rëndësi të madhe historike, kulturore dhe turistike.

About Redaksia

Check Also

Betohemi mbi flamur! Berisha: Votën e vjedhur kurrë nuk do ta falim!

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku rikujton mesazhin që i ka …

Leave a Reply