KE: Përjashtimi i 23 deputetëve të opozitës nga Kuvendi, e paprecedentë!

Në Raportin e Komisionit Europian preket edhe çështja e përjashtimeve të 23 deputetëve të opozitës nga punimet e Kuvendit. Komisioni Europian e konsideron si të paprecedentë përjashtimin e 23 deputetëve, dhe nxit një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës.

“Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi disa masa disiplinore, duke rezultuar në përjashtimin e paprecedentë të 23 deputetëve të opozitës brenda një muaji. Nevojiten standarde më të larta etike në punimet e Kuvendit për të nxitur një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës”, thuhet në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2023.

About Redaksia

Check Also

Zjarri në Lurë/ Deputetja e PD i përvishet Ulsi Manjas: Jeton në Tiranë dhe nuk ja ndien

Denisa VATA Lura po digjet dhe Ulsi Manja i ben thirrje Prokurorise se Dibres te …

Leave a Reply