Rama, sjellje tipike të qeverisjes neokomuniste

Nga Alba KEPI

Çorbë e lojë fjalësh, fshehje e së vërtetës, mungesë e qëllimshme komunikimi, shkelje e së drejtës së një vendi demokratik ndaj detyrimit për të informuar publikun, është qasja e qeverisë shqiptare ndaj një pakti për të cilin po flet gjithë bota.

Tipike e sjelljes së qeverisjes neokomuniste Rama, me ideologjinë mediokre se cudia zgjat vec tre ditë.

Vetë kryeministri shqiptar e propaganda e tij i mëshojnë sot tezës se emigrantët do të qëndrojnë vec 28 ditë në Shqipëri e më pas do të ritdhesohen e do t’i marr Italia pas.

A e dini sa i kushton Italisë ritdhesimi i një emigranti ilegal?
Plot 2365 euro për emigrant.

Një shpenzim i kushtueshëm e me një kohë të gjatë praktike administrative për të arritur deri në këtë akt.

Në 9 muaj të 2023 Italia ka lëshuar

13 200 urdhëra riatdhesimi emigrantësh që nuk iu dha e drejta të marrin lejen e qëndrimin si azil kërkues, pra mbrojtja ndêrkombëtare.

E Italia ka mundur të riatdhesojë vetëm 1620 prej tyre, as 12 %.

Ndërkohë në këto muaj në Itali kanë zbarkuar rreth 150 mijë emigrantë klandestinë.
Shifrat e faktet dëshmojnë se sa me seriozitet duhet marrë ky pakt me Shqipërinë e se sa demagogji përcjell propaganda qeverisëse shqiptare e njëherësh sa pa pjekuri politike ka ndaj këtij problemi madhor që fuqitë më të mëdha ekonomike europiane nuk po i gjejnë zgjidhje.

“Nëse Italia nuk i riatdheson pêr 28 ditë do ti marri në vendin e saj”, deklaroi sot Rama.
Sa demagogji e papjekuri deri në injorancë informuese ka në këto fjalë!

Si do t’i marri Italia ? Do mbushi anijet?
Cfarë janë këta emigrantë? Skllevër?!
Nuk do dalin nga kampi?
Pse cfarë janë emigrantët? Të burgosur?

Jemi në limitet e absurditet të llogjikës e humanizmit e ky pakt nuk është gjë tjetër vec një pakt politik i egoizmit të ngushtë të një pseudo kryetari socialist që bën corbë gjithcka që prek e të një kryeministre të djathtë që dështimet e saj i hedh në kurrizin e një kombi me plagë të pambyllura nga diktatura komuniste e plagë të hapura nga niveli korruptiv i qeverisjes së majtë e kriminaliteti i mafias shqiptare që ka ndotur ekonominë legale e tregun e konkurrencës së ndershme shqiptare.

Sipas raporteve të Antimafias Italiane, emigracioni klandestin, trafiku i qenieve njerëzore janë nga bizneset kryesore të mafies shqiptare.

“Mafia shqiptare është e dyta në Evropë, pas Ndranghetas”, është komenti i bërë nga Krye Prokuratori Antimafias së Napolit Nicola Gratteri mbi paktin Itali-Shqipëri.

“Mafia shqiptare është mjaft e fortë, është në joint venture me Ndranghetas në pyllin e Amazonias për të blerë kokainë me shumicë, që bën pakt me maqedonasit për të transportuar drogën, është një mafia mjaft e fortë në Evropën Veriore, është një mafia e fortë brenda Shqipërisë, se Shqipëria është një vend përgjithësisht i korruptuar dhe mjaft i dobët nga ky këndvështrim në planin gjyqësorë. Prania e Italisë në Shqipëri nuk është një gjë e re sot, por ka mbi 10 vite që helikopterët e Guardia di Finanza mbikëqyren territorin shqiptar për të zbuluar plantacionet e marijuanës.”

About Redaksia

Check Also

Fisnik Qosja: Garantoj drejtuesit e PD se Kavaja do të ngrejë flamurin e fitores!

Sot në qytetin e Kavajës PD ka prezantuar kandidatin e tij politik, Fisnik Qosja i …

Leave a Reply