Kryebashkiaku i Rrogozhinës në gjyq për korrupsion në zgjedhje

Ka nisur seanca paraprake në GJKKO për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla.  Mësohet se vetë Memolla nuk është paraqitur në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i tij Plarent Ndreca.

Po ashtu mësohet se SPAK ka përfunduar hetimet dhe e akuzon Memollën për korrupsion ne zgjedhje.

Disa ditë më parë Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.57 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve: Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, vendi më problematik në Europë për çështjet e pronave!

Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën …