Çdo shqiptar opozitar duhet të betohet për vendosmërinë e tij kundër kësaj diktuare

Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së një qytetari se a do të fillojnë protestat. Berisha tha se, shqiptar opozitar, çdo shqiptar opozitar duhet të betohet për vendosmërinë e tij pa kthim, kontributin e tij pa kthim kundër kësaj diktuare.

Petrit Matija: Doktor a e keni diskutuar për një datë që të fillojnë protestat, duhen thirrur qytetarët që tu bashkohemi deputetëve.

Sali Berisha: Unë të falënderoj shumë Petrit, për mendimin dhe sugjerimin tuaj, dhe kjo do të ndodhë. Por çfarë mendimi dhe sugjerimi kam unë. Çdo ditë secili prej qytetarëve, opozitar ose jo, por njeri i ndershëm, që e sheh vendin e tij, ku vota nuk ka vlerë, ku gjykata nuk ka drejtësi, ku në parlament opozita është politikisht e ekzekutuar, duhet të mendojë se çfarë do të bëjë ai për të shpëtuar Shqipërinë. Me se do të angazhohet, çfarë kontributi do të japë ai.

Unë jam i bindur se në këtë mënyrë unë i bindur se ne do të arrijmë një lëvizje të fuqishme popullore, në një uragan që nuk ka diktaturë që mund ti rezistojë. Ky është synimi ynë. Ne kemi shpallur betejë pa kthim. Secili demokrat, demokrate, opozitar, duhet të betohet për vendosmërinë e tij pa kthim, kontributin e tij pa kthim kundër kësaj diktuare.

Në 1991 përmbysëm një diktaturë, pikërisht se qëndruam në betejë pa kthim, se arritëm të bashkojmë të rinj, burra, gra, vajza, djem, të moshuar kundër saj. Dhe kjo po ndodh dhe tani. Deputetët do të qëndrojnë të pamposhtur aty ku ju i keni mandatar. Nuk ka dyshim se në çdo nevojë ata do të gëzojnë mendoj unë, dhe e meritojnë mbështetjen tuaj jetike.

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …