U përplas nga një makinë teksa kalonte në vijat e bardha, humb jetën 36-vjeçarja

36-vjeçarja nga Tirana, Merita Ferracaku, e cila u përplas 10 ditë më parë u përplas nga një automjet tip “Skoda”, teksa po kalonte në vijat e bardha, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spital.

Miqtë dhe familjarët kërkuan ndihmë, pasi Merita kishte nevojë për gjak. Si çdo herë shqiptarët u sensiblizuan dhe dhanë gjak për t’i shpëtuar jetën Meritës. E reja prej disa ditësh luftoi me vdekjen, ndërsa dje ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 23:00 të 14 Janarit, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në Tiranë.

Familjarët dhe kolegët e Meritës prej ditësh po kërkojnë që të vihet drejtësi, teksa Policia bëri me dije sot se shoferi që shkaktoi aksidentin është arrestuar një ditë pas aksidentit.

Në pranga është vënë shtetasi R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Blutë e kryeqytetit bënë gjithashtu me dije se gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda” nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

About Redaksia

Check Also

Shqiptarët të zhytyr në varfëri, produktet bazë kushtojnë më shumë se në Europë

Një analizë krahasuese e çmimeve e zhvilluar nga “Monitor” në 52 produkte ushqimore, të kujdesit …