Noka: 20 shkurti do t’i japë një mesazh të madh bandës së pushtetit!

FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA PARA KUVENDIT

Ftoj çdo qytetar, që nga kryeministri, Linda e Parlamentit, ministrat, ku t’i shohin, t’i konsiderojnë si armiq të demokracisë.

Ku t’i shohim, t’i përbaltin dhe t’i pështyjnë me vezë, domate dhe çdo gjë.

Rruga e vetme është ndaj këtij regjimi, ndaj kësaj bande në pushtet.

Aksioni ky është. Një nga format e aksionit.

Tani duhet ta kuptojnë se ata që noterizojnë krimin këtu, ata që noterizojnë trafikun e drogës këtu, ata që noterizojnë vjedhjen këtu, ata që janë shndërruar në piranjat e këtij vendi, ata duhet të dinë se shqiptarët nuk do ulin më kokën dhe do i përndjekin kudo që të jenë.

Të jeni të sigurt që Flamur Noka ka një gjë, sa më shumë të jetë represiv regjimi, aq më shumë Flamur Noka reagon, vepron dhe ngrihet.

Këtë ta keni të sigurt, që me këto forma të nënshtrojnë opozitën, këta ta harrojnë.

Opozita vetëm sapo ka dhënë shenjën e parë të reagimit. 5 shkurti ishte një sinjal i qartë që iu dha narkoregjimit që të frenojë këtë që po bën. Nuk e frenoi, tani vazhdojmë.

20 shkurti do jetë një ditë e shënuar që do i japë një mesazh të madh bandës së pushtetit, narkoshtetit, regjimit të McGonigalit.

20 shkurti do jetë një ditë kur qytetarët dhe populli i lirë opozitar i këtij vendi do ngrihet.

Dhe kur ngrihet populli, nuk ka regjim, nuk ka narkoshtet, nuk ka McGonigal.

Ne do ta mbajmë aksionin me çdo formë dhe çdo mënyrë. Pas 20 shkurtit do shihni një hap tjetër të opozitës edhe në raport me këtë narkoparlamentin, edhe në raport me narkoregjimin.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …