Të paprekshmit e rinj të SPAK-ut “të ri”!

Nga Luçiano BOÇI

Ti je më i mirë se ne të gjithë (në korrupsion) – i tha Veliaj Ramës!

Jo, jo ti je akoma më i mirë (pa historinë e pemës) – ia ktheu Rama Veliajt.

Te dy njëherazi: SPAK-u nuk do ekzistonte pa ne.

Në thelb kjo të mbetet mbetet në mendje nga deklaratat “dashurore” në distancë të dyshes së famshme.

E gjitha e interpretuar si një show grotesk, brenda të cilit ndërthuren arroganca, servilizmi, propaganda, përçudnimi politik.

Por njëherazi tregon një realitet banal: është krijuar shtresa e re e të paprekshmëve, e atyre që e mbajnë gjithë ditën në gojë drejtësinë “e re”. Por jo të drejtuar nga vetja. Të drejtuar ndaj kundërshtarëve politikë për t’i izoluar e gjunjëzuar.

E kjo shtresë së pari përfshin “kokat” e qeverisë e krimit, kokat e klientelëve të qeverisë dhe një pjesë të enturazhit të ngushtë “jo publik” zyrtar e jo zyrtar të kryeministrit.

E këto përcaktime nuk janë të miat. Janë të raportit të freskët që nxorri SPAK. Në raport përkufizoheshin të gjithë të paprekshmit, por nuk evidentoheshin. Thjesht SPAK parashtroi dijeninë e tij dhe pamundësinë e tij për të vepruar, sepse të paprekshmit e rinj janë të paprekshëm të rrezikshëm.

Të paprekshmit kryesorë madje dje i përcaktuan qartë dhe vijën e kuqe SPAK-ut të cilën ai s’duhet ta shkelë, sipas parimit të zagarit të rrahur që këlysh.

Ndërkohë SPAK duhet të vazhdojë cirkun e tij për të cilin u krijua, me drejtorë e akuza qesharake ndaj atyre që kanë lidhje organike me të paprekshmit.

Ndërsa me kundërshtarët politikë ngre kamzhikun sa herë i prishet klima psiko-rehatuese e të paprekshmëve.

Dje kjo mënyrë e të vepruarit u vetvendos dje në gojën e atyre që SPAK nuk guxon t’u përmendë as emrin, ndërsa ata vetë i bërtasin në vesh se “jemi ne pa ekzistoni ju!”

E gjitha si dikur para viteve ‘90 kur prokuroria e popullit dënonte komplotuesit, sabotatorët dhe armiqtë politikë të diktaturës.

Kurse të paprekshit vazhdonin qeshnin e talleshin me një komb të tërë.

Njëjtë si është sot…në kohën tonë të rendit të paprekshmëve të rinj të SPAK-ut “të ri”.

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …