Një “SPAK” për Belgjikën! Urgjent!

Gent STRAZIMIRI

Maxi-Procesi që po zhvillohet në Belgjikë kundër bandës shqiptare të kokainës, është bazuar mbi dekriptimin e aplikacionit SKYECC, të cilin e ka edhe SPAK-u i qeverisë shqiptare…

Sipas drejtësisë belge, trafikantët e kokainës do ndërtonin kullë në Tiranë, ku kishin lidhjet e nevojëshme me zyrtarët që japin lejet dhe mundësojnë investimin…

Mirëpo SPAK-ut të qeverisë i rezulton se rreziku i pastrimit të parave nga rrjetet e kokainës në Shqipëri nuk ekziston më… madje në raport e quan rezultat pozitiv të punës së tij “daljen e Shqipërisë nga lista gri…”

Konkluzioni: Në Belgjikë ka nevojë urgjente për “reformë në drejtësi” dhe “vetting” për gjyqtarët dhe prokurorët!!!!

KAQ!

About Redaksia

Check Also

SPAK si kandidat socialist më 11 maj!

Nga Basir ÇOLLAKU Duket se Struktura e Posaçme më shumë po bën akte politike se sa …