La Republicca: Edi Rama tërbohet nga dokumentari i RAI3, telefonon drejtorin e televizionit

Emisioni “Report” në televizionin italian RAI 3 ka publikuar dy ditë më parë një dokumentar, i cili nxirrte lakuriq propagandën e kryeministrit Edi Rama për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe sa i përket reformës në drejtësi.

Por, sot, prestigjiozja italiane, “La Repubblica” ka zbuluar se kreu i qeverisë shqiptare ka kontaktuar drejtorin e televizionit italian. Në një shkrim për drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini, gazeta shkruan se “sikur të mos mjaftonin hallet e tjera që kishte, dje është detyruar të dëgjonte kryeministrin e tërbuar shqiptar në telefon”.

“Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai duhej të dëgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u tërbua për episodin e Report për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët,” shkruan La Republicca.

Kujtojmë se dokumentari i emisionit “Report” publikoi dokumentet që vërtetonin udhëtimet e përbashkëta të vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama me anëtarët e grupit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Po ashtu, risolli në vëmendje dhe rastin e gjeneralit të karabinierëve, Fabrizio Lisi, i cili ka mbajtur edhe postin e shefit të Interpolit Italian në Shqipëri, në vitet 2014-2015, u gjend në mes të një skandali të madh, kur “Telegiornale 3” zbuloi në vitin 2020, se një fondacion i drejtuar prej tij në vendin tonë kishte marrë një dhuratë të vyer, rreth 30 mijë metra katrorë tokë në bregun e Vlorës, nga një i dyshuar si narko-trafikant, Artur Shehu.

Gjeneral Lisi u pyet për mënyrën se si fondacioni “Luca dhe Marco Eftimiadhi” përfitoi tokën nga Shehu dhe deklaroi se nuk e njihte këtë person, por ia kishte prezantuar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …