“Cavalier” Agaçion s’ka kush ta arrestojë…

Gent STRAZIMIRI

Në përgjigjet ndaj RAI 3, kjo është e vetmja përgjigje e sinqertë dhe pa asnjë ekuivok e “Cavalierit” të mafias!

Ky pohim ka vlerë penale më shumë se gazetareske, por s’ka SPAK që ta dëgjojë e lexojë…

Siç e shkruan edhe vetë, “Cavalier” Engjëll Agaçi është përgjegjës për ligjshmërinë e çdo akti që miraton Këshilli i Ministrave!

Domethënë është përgjegjës PENALISHT për çdo proçedurë të miratuar për mega-vjedhjen e inceneratorëve, për më tepër duke miratuar 17 VKM brenda ditës.

Është përgjegjës më shumë se zëvendëskryeministri apo secili prej ministrave që janë në burg apo në kërkim.

Mirëpo “Cavalier” Arben Kraja që u pajis me “kalë” italian para pak javësh pikërisht për të arrestuar të korruptuarit, nuk ka pranga për të…

Pranga që duhet t’i kishte vënë në kyçet e “Cavalier” Agaçios, i ka harxhuar duke arrestuar Abi Malltezi dhe Sali Berishën që e denoncuan të parët…

SPAK YOU

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Përçarja PS-PSD? Lojë politike sa për fushatë…

Nga Eliona Kodra SHKRELI Ja pra dhe e vërteta e madhe…. Gjatë fushatës elektorale, në …