Policia fshehu plagosjen e burrit të ministres/ Vocaj: Nuk ishte ngjarje për t’u njoftuar në shtyp

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku u përfshi burri i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, i cili plagosi me gozhdë drejtorin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshajn.

I pyetur nga gazetarët pse policia e mbajti të fshehtë rastin, Vocaj u arsyetua se kjo nuk ishte një ngjarje mjaftueshëm sensitive për t’u njoftuar në shtyp.

“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje. Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …