Mashtrimi ordiner i Edi Ramës

Nga Petrit VASILI

Mashtrimi ordiner i Edi Rames se në 2030 do të ketë 30 milionë turistë është një propagandë e pështirë koke e këmbë.

Ja një krahasim shumë të thjeshtë me Greqinë që ka 32 milionë turistë, që nxjerr në pah mashtrimin e Edi Ramës.

[🔹️] Greqia ka 40 aeroporte, ndërsa Shqipëria vetëm një.

[🔹] ️Greqia ka qindra linja detare komunikimi turistik ndërsa Shqiperia asnjë linje detare brenda vendit.

[🔹] ️Greqia ka mijra e mijra mjete lundrimi detar turistik dhe disponon 1/5 e flotes botërore sa i takon tonazhit, ndërsa Shqiperia asgjë.

[🔹] ️Greqia ka 120 mije km rrugë të standarti te lartë ndërsa Shqiperia as 12 mijë km.

[🔹️] Greqia ka 2400 km hekurudhë ndërsa Shqiperia asgjë.

[🔹] ️Greqia ka 1 milion 500 mijë shtretër turistike ndërsa Shqipëria as 100 mijë.

[🔹️] Greqia ka 140 milion netë fjetje në vit me mesataren 4.4 netë fjetje për turist, ndërsa Shqipëria nuk e ka as

0.4 netë fjetje për turist.

[🔹️] Greqia ka një siperfaqe prej 130 mijë km2, ndersa Shqiperia 28 mijë km2.

[🔹️] Greqia ka zgjidhur në mënyrë të plotë ujë 24 h dhe energji elektrike 24, ndërsa Shqiperia vuan sot e kesaj dite mungesen e ujit dhe energjisë elektrike.

[🔹️] Greqia ka zgjidhur plotësisht problemin e sistemit kanalizimeve, ndërsa Shqipëria e ka në një gjendje të mjerë.

[🔹️] Greqia ka zgjidhur plotësisht problemin e mbeturinave, ndërsa Shqipëria vazhdon të ketë një situate mizerabel me mbeturinat edhe në qëndrat turistike me të frekuentuara.

[🔹️] Greqia ka një sistem perfekt të informacionit turistik, ndërsa Shqipëria ka një sistem shumë të prapambetur të informacionit që mungon në shumicën e territorit.

[🔹️] Greqia ka një sistem modern të klasifikimit të strukturave turistike, ndërsa Shqipëria një hiçsistem klasifikimi turistik që konfuzionon turistët dhe operatorët turistike.

[🔹️] Greqia ka një sistem të shërbimeve urbane qytetese dhe ndërqytetëse të konsoliduar, ndërsa Shqipëria një sistem totalisht primitiv.

[🔹️] Greqia ka një mesatare të shpenzimeve, që bën një turist atje, shumë më të lartë se në Shqipëri.

KONKLUZION.

[🔴] Analiza faktike e treguesve turistike eshte asgjesuese.

[🔴] Asnje tregues i vetem nuk eshte i standarteve europiane ne Shqiperi.

[🔴] Asnje strategji nuk ka nga rilindja per te ndryshuar situaten e ketyre treguesve.

[🔴] Investitoret gjoja strategjike nuk kane lidhje me ndonje strategji turistike, por thjesht akomodojne e pastrojne parate e korrupsionit dhe te trafiqeve te paligjshme.

[‼️] Mashtrimi i Rames dhe i papagajve te tij ministra e deputet per milionat e turisteve eshte nje idiotesi e qellimshme propagandistike, pa asnje lidhje me realitetin.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …