Meta: U shokova në Prokurorinë e Tiranës, gjendja shumë e rëndë!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga Prokuroria e Tiranës.

Ai është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me kallëzimin për ndërhyrjen në serverat e PL.

Meta është shprehur se ka mbetur i shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës pasi në brendësi të saj ishte një mal me dosje.

“Jam shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, situatë e rëndë. Deputetët të vijnë të shikojnë gjendjen.

Është Ramaforma, kujdeset për kushtet e 2-4 prokurorëve të SPAK që i ka futur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje, do bëjmë thirrje që të paktën ta lyejnë nga brenda, të rregullojnë ashensorin.

I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL është rezultat i treshes Rama-Agaçi-Dumani”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …