Rama pushon nga detyra drejtorin e Teatrit pse deklaroi se e detyruan të shkojë në Athinë

Drejtori i Teatrit të Bylisit, Klajdi Marku ka dhënë dorëheqjen ng adetyra menjëherë pasi ra në rrjetën e investigimit të emisionit të Piranjave, ku pranonte se kishin ardhur posaçërisht nga Shqipëria në takim me kryeministrin Rama në Athinë. Drejtori i Teatrit u detyrua nga Rama që të japë dorëheqjen sepse nxori zbuluar masakardën e kryeministrit për dërgimin e administratës në Athinë.

Drejtori në fjalën e tij, Marku është shprehur se dorëheqja erdhi pas emisionit të Piranjave, por duke treguar dhe versionin e tij se si u bë pjesë e takimit të kryeministrit me emigrantët në Athinë.

Drejtori bëri me dije se ishte pjesë e aktivitetit, por sipas tij në fillim ata ishin prezent me trupën e aktivitetit në Korinth për të dhënë shfaqje në datën 11 maj, por grupi i ka kërkuar drejtorit të ishin pjesë në aktivitet dhe kanë shkuar.

Kujtojmë se dhjetëra autobuzë, qindra makina private dhe dhjetëra çartura të nisur nga Rinasi me ftesë të kryeministrit Rama dhe të paguar nga taksat e qytetarëve u nisëm për në Athinë në takimin që Rama kishte paralajmëruar me emigrantët ku në fakt asnjë prej këtyre të fundit nuk mori fjalën në takim.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …