Në dosjen e SPAK të siguruar për BalkanËeb nga gazetarja Klodiana Lala, zbardhet një detaj lidhur me planin e vrasjes së ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka. Ajo që tërheq vëmendjen në këtë plan është se organizator ishte Xhella Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja.
Në dosje evidentohet se Ndoka do të vritej në kafen e ngushëllimit në shtëpinë e një gjyqtari. Ish-deputeti socialist i Lezhës i shpëtoi planit të vrasjes pasi nuk shkoi për ngushëllim në banesën e gjyqtarit të ndjerë.
Ky i fundit kishte tentuar disa herë më ndihmën e Ervis Martinaj, Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të grupit kriminal Avdulaj, Aldo dhe Astrit Avdylaj, të vriste Durim Bamin, pasi dyshonte se ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Pavarësisht se e ndoqën e vëzhguan për një kohë të gjatë, ata nuk e arritën dot Bamin, pasi lëvizte me makine të blinduar dhe merrte masa të lartë sigurie në cdo lëvizje.
SPAK thotë së më pas Durim Bami ka komunikuar me Doklen për të mësuar për lëvizjet e Ndokës, por nuk ka marrë informacione të reja, duke dështuar kështu në ekzekutimin e ish ligjvënësit socialist.
Këto të dhëna dalin në dritë në kuadër të megaaksionit të SPAK që goditi 7 grupe kriminale dhe firmosi 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale.