Rama e mori me avion Durim Bamin dhe e çoi në Vjenë te McGonigal për…

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha tha se, Edi Rama e ka marrë me avion Durim Bamin dhe e dërguar në Vjenë te McGonigal, për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare.

Të nderuar gazetarë dhe gazetare.

Mbrëmë në studiot televizive ishte një personazh i kudogjendshëm, Durim Bami.

Ju kujtohet intervista e famshme e Tom Doshit ndaj Durim Bamit.

Shumë nga ju mund ta mendojnë Bamin si njeriun e Doshit dhe nuk është se ai nuk është i lidhur me Doshin.

Por Bami, për çdo njeri që i thotë të vërtetës, të vërtetë, është një ushtar i Edi Ramës.

A nuk është Edi Rama që e mori me avion Durim Bamin dhe e çoi në Vjenë te McGonigal për të faktuar se ishte porositur të bënte atentat?

Gazetarë dhe gazetare, këto të vërteta janë të vërtetat më tronditëse.

Këto të vërteta tregojnë se kriminelët e mëdhenj, se bajlozët e krimit janë sot në pushtet.

Janë ministra, zëvendëskryeministra dhe kryeministri vetë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …