Avokatët: Shkeljet e rënda ligjore në procesin ndaj Berishës me qëllimin e vetëm, djegien e mandatit!

Deklarata për shtyp e ekipit ligjor mbrojtës të liderit të opozitës, Sali Berisha dhënë sot para mediave

U bë një kohë e gjatë që në datën 20 tetor 2023, që kur u caktua masa e sigurimit detyrim për t’u paraqitur për liderin e opozitës, Prof. Dr. Sali Berishën. Është tepër e rëndësishme që të ritheksojmë shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe të KEDNJ që në fillim të kësaj çështjeje që vijojnë deri sot që flasim.

  1. Në kundërshtim me standardet e mëparshme nuk u mor autorizim nga Kuvendi.
  2. Në kundërshtim me çdo rast të mëparshëm, për herë të parë nuk u shoqërua kërkesa për marrjen e autorizimit nga Kuvendi me prova, kur u kërkua ndryshimi i masës nga detyrim për t’u paraqitur në arrest në shtëpi.
  3. U cenua e drejta e njoftimit të z. Berisha duke u përdorur rregulla ekstra-proceduriale.
  4. Është cenuar e drejta e një mbrojtjeje efektive. Rikujtojmë që verifikimi i kushteve është bërë me avokatë të caktuar kryesisht në shkelje të etikës nga mbrojtës me konflikt të pastër interesi me z. Berisha të dokumentuar nga ana jonë.
  5. Në kundërshtim të hapur me çdo praktikë evropiane dhe ndërkombëtare, z. Berisha po gjykohet nga një gjykatë jo e pavarur dhe e paanshme sikur e kemi argumentuar dhe sikur faktet tashmë janë publike.
  6. Në kundërshtim të hapur me çdo praktikë evropiane dhe ndërkombëtare, z. Berisha po gjykohet nga një gjykatë jo e pavarur dhe e paanshme sikurse e kemi argumentuar dhe sikurse faktet tashmë janë publike.
  7. Z. Berisha po hetohet dhe ende sot nuk ka një akuzë konkrete të zyrtarizuar për aktivitetin e tij politik si kryeministër i vendit, një veprim i paprecedentë ku po përpiqet të themelohet përgjegjësi penale për mendimin që një deputet dhe lideri i opozitës ka dhënë në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, pavarësisht faktit se çdo deputet i Republikës së Shqipërisë me Kushtetutë ka mbrojtje kushtetuese për mendimet dhe votimet e ligjeve në parlament.
  8. Janë shkelur të gjitha afatet procedurale në gjykimin e kërkesave të ndryshme brenda afateve strikte procedurale që parashikon KPrP dhe në shumë raste të pranuara nga vetë gjykatat duke ngritur si argument faktin e mungesës së pasojës për një shkelje të tillë, çka gjykata legjitimon shkeljet e veta me mungesën e pasojës. Po kështu në mënyrë të dokumentuar janë marrë vendime ndërkohë që ka pasur pezull dhe të pagjykuara kërkesa për përjashtim që cilësohen si shkelje flagrante procedurale.
  9. Në mënyrë të qëllimshme deri sot që flasim kemi pengesa që krijohen me zbardhjen e vendimeve për të penguar rrugëtimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese dhe mandej në Strasburg në dijeni të plotë të vërtetësisë së pretendimeve të mbrojtjes dhe pengesës me mënyra procedurale si moszbardhje vendimesh në kohë, për të realizuar qëllimin e vetëm të djegies së mandatit të liderit të opozitës.  

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …