Fshiu bisedat në telefon, arrestohet i dashuri i polices që vrau veten

Policia e Tiranës ka arrestuar të dashurin e polices 21-vjeçare Aldorjana Loshi, e cila vrau veten dje në banesën ku jetonte me armën e shërbimit. I dashuri i saj, Endri Nika, 28 vjeç me banim në Kamzë ishte i pari që u shoqërua në Polici me nisjen e hetimit dhe dyshohet se ai, pasi ka konstatuar vetëvrasjen, ka njoftuar Policinë por duke fshirë më pas nga celulari i saj, komunikimin që ka pasur me të ndjerën në orët e fundit.

Autoritetet policore raportojnë se ditën e djeshme, 28-vjeçari ka shkuar në banesën e efektives, të cilën e ka gjetur të vrarë dhe ka fshirë komunikimet që ka patur me të në telefonin e saj dhe më pas ka njoftuar Policinë.

Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Motivet që e kanë shtyrë drejt aktit ekstrem janë ende të paqarta, por dyshohet se kanë qenë debatet me të dashurin e saj.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

About Redaksia

Check Also

Rama nuk gjen “rehat” as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër

Diaspora shqiptare ka paralajmëruar protestë të martën, më 14 korrik, në Bruksel, në një ditë …