Rama paditet në SPAK për pasurinë dhe shpenzimet e marramendëse

Aktivistja dhe avokatja e njohur Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim të ri sot në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion lidhur me pronat, pasurimin dhe mungesën e transparencës për shpenzimet e mëdha të kryeministrit Edi Rama, të bashkëshortes së tij Lindita Rama dhe të vëllait të tij, Olsi Rama. Kujtojmë se familja Rama ndoqi drejpërdrejt së fundmi nga stadiumi, ndeshjen finale të Champions.

Në një deklaratë për media, Kalaja sqaroi më hollësisht se për çfarë bënte fjalë ky kallëzim i ri për anëtarët e familjes kryeministrore “dhe  shumë zyrtarë të tjerë, të identifikuar dhe të paidentifikuar për ne, të cilët dyshohen se kanë konsumuar veprat penale, ato më të rëndësishmet, siç janë “korrupsioni pasiv”, “pastrimi i produktit të veprave penale” dhe “grup i strukturuar kriminal”  drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Fillimisht, pjesë e këtij kallëzimi është mënyra se si është përvetësuar prona në Surrel. Kemi evidentuar me fakte dhe prova se si janë falsifikuar shkresat, se si kjo tokë në një zonë të mbrojtur është marrë me dymijë lekë të vjetra për metër katror dhe është marrë duke falsifikuar dokumentet zyrtare nga vjehrra e një ish-zyrtari të PS, që sot është ambasador në Amerikë.

Nga ana tjetër, pjesë e këtij kallëzimi është dhe veprimtaria e paligjshme gjatë kësaj periudhe e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama dhe këto janë fiks në të njëjtën linjë, pra me të njëjtin precedent siç është bërë edhe për tokën e bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka.

Pra investohen personalisht, por jo në emrin e tyre, po duke futur persona të tjerë dhe unë për këtë, për të ruajtur në fakt edhe sekretin hetimor, do t’ju bëj publike vetëm një shkresë.

Është një shkresë e vitit 2008, ku Lindita Xhillarri, sot Lindita Rama është interesuar për të njëjtën pronë për të cilën pastaj, me falsifikime me ushtrim të ndikimit të paligjshëm e kanë bërë si tokë arë që është ndarë me ligjin 7501.

Pra sot, vila në Surrel është ndërtuar pikërisht mbi këtë pronë që është interesuar Lindita Xhillari – sot Lindita Rama – në vitin 2008.

Nga ana tjetër kemi evidentuar sesi prefektura, qoftë e kohës në vitin 2012, qoftë prefektura gjatë fillimeve të qeverisjes së Edi Ramës, e ka evidentuar si tokë të marrë në kundërshtim me ligjin. Ka marrë dhe vendim për anulimin e ATMP-ve dhe vjen një moment shumë i çuditshëm në sistemin e drejtësisë “së re” të ngritur nga rilindja, ku me urdhër të Artan Lames, juristja heq dorë nga gjykimi pa paraqitur asnjë provë të re.

Momenti i dytë që kemi ngritur në këtë padi të re është momenti që lidhet me shpenzimet marramendëse që Edi Rama me bashkëshorten e tij, qoftë edhe më vëllanë e tij dhe me Sekretarin e Përgjithshëm bëjnë dhe ne nuk kemi asnjë informacion kush i paguan këto shpenzime.

Momenti më i fundit, është prania e tyre në stadium në ndeshjen filane të Champsions bashkë me bashkëshorten duke mos dhënë asnjë transparencë asnjë informacion për publikun se kush i paguan këto shpenzime marramendëse.

Dhe pjesa e tretë që kemi ngritur në këtë kallëzim ka të bëjë me denoncimin nga RAI3…”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …