Gojëzeheri i Ballkanit të Hapur…

Nga Iva V.GRILLO

Është cinike tek sheh që në përvjetorin e pavarësisë të Kosovës, shtetin shqiptar e pərfaqëson një individ që ka vënë në rrezik integritetin territorial të Kosovës për axhendat e tij të errëta.

Për çfarë rri në karrige Presidenti Begaj nëse edhe detyrat honorifike dhe të përfaqësimit i mohohen? Apo vetëm për të kaluar ligje të dyshimta e për të emëruar funksionarë që i shkojnë për shtat regjimit Rama?

Nuk ka President Republika e Shqiperisë që të përfaqësojë shtetin shqiptar si simbol I kombit në këtë përvjetor të Kosovës?

Avokati dhe shitësi i “tezgave” të Ballkanit të Hapur po përshëndet Kosovën për pavarësinë?

Post scriptum:

Letërsia nuk mund të zëvendësojë detyrën dhe përgjegjësinë që ka një përfaqësues i shtetit shqiptar ndaj Kosovës.

Fjalimi i Ramës nuk është as përshëndetës dhe as vlerësues për Kosovën .

Rugova nuk ishte një politikan pa komb…siç përsërit mendja e mbrapshte e Ramës, vend e pa vend. Ai kishte prapa tij kombin e vet.

Pikërisht se ndoqi aspiratat e kombit pati frymëzimin të udhëhiqte njerëzit e tij drejt krijimit të shtetit të Kosovës.

Dhe Rugova rrezikoi edhe jetën… jo vetëm reputacionin…o gojëzeher…

About Redaksia

Check Also

Rama shumëfishon plantacionet e kanabisit, ndërsa në Itali kultivimi bëhet i paligjshëm

Nga Alba KEPI Pas aprovimit në dhomën e deputetëve sot Senati Italian merr ne diskutim …