Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”.
Deputetja e PD, Zheni Gjergji, u shpreh se korrupsioni është një nga pikat kryesore, ku grupi i kolegëve që është brenda po e përcjell si një nga shqetësimet kryesore.
Sipas Gjergjit, në Shqipëri nuk ka një shtet të lirë dhe demokracia është në ditët e saj më të zeza.
“Korrupsioni është një nga pikat kryesore, ku grupi i kolegëve që është brenda po e përcjell si një nga shqetësimet kryesore. Pankarta që unë mbaj në dorë është shumë domethënëse, pasi për një vit shkojmë drejt zgjedhjeve parlamentare, dhe natyrisht me një qeveri të blerë nga krimi nuk mund të kesh asnjëherë zgjedhje të lira. Ne e kemi provuar çfarë do të thotë që, Edi Rama, me krimin të blejë vota, sidomos në Elbasan. Zgjedhjet duhet të realizohen nëpërmjet një qeverie teknike, pa kryeministër Edi Ramën, që të kemi mundësi që vota të jetë e lirë dhe e ndershme.
Qëndrimi jonë në këtë manifest, është për ta bërë të qartë dhe eurodeputetëve, që në Shqipëri nuk ka një shtet të lirë, q demokracia është në ditët e saj më të zeza.
Me një qeveri të blerë nga krimi, nuk mund të kesh asnjëherë zgjedhje të lira”, tha Gjergji.