Kryebashkiaku i Shkodrës, Beci ka reaguar me nervozizëm në rrjetet sociale në lidhje me lajmet për dorëheqjen e tij. Beci mundohet ta hedhë poshtë lajmin , por më shumë ai duket i trembur. Nga bandat apo nga Rama? Kjo është pyetja.
Duke shmangur komentet për hetimin nga prokuroria, Beci është përqëndruar te aludimet në disa media për dorëheqjen e tij.
Kreu i bashkisë Shkodër reagoi me ironi duke thënë se dorëheqja e tij ishte sekret deri nesër, pasi “do të zgjidhet President i Amerikës”.
“Nuk e di ku dreqin e kane marre vesh disa portale qe kam dhene doreheqjen se ishte sekret deri neser! Po tani qe doli po e them edhe arsyen: Neser zgjidhem une President i Amerikes me kerkese te dy kandidateve te tjere, meqe e tregova ne Shkoder se jam i pelqyeshem per te dy palët”, shkroi Beci në Facebook.