Edi Rama, ky dhunues i pashoq, dështoi në fasadën e tij propaganduese në Londër

Eliona Kodra Shkreli

“I hasi sharra në gozhdë”… Edi Rama, ky dhunues i pashoq dështoi në fasadën e tij propaganduese në Londër. Takimi i Tij me administratë dhe kushërinj të tyre, detyroi shqiptarët këtu që të mbushin sallën atje me të afërm të tyre për të ruajtur vëndet e punës. Kryebashkiakët servilë i ‘vendosi në rresht për një’ që të mobilizohen e të gjejnë njerëz sa më shumë në mënyrë që pamja televizive dhe rrjetet sociale të shpërthejnë nga ‘bukuria sipërfaqësore’ e një takimi madhështor me plot emigrantë që duhej të dukeshin sikur mezi ç’kishin pritur mbërritjen e Kryeshqiptarit që ka ‘ndritur’ Shqipërinë në 12 vjet zaptim të çdo institucioni.

Takimi i dështoi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme….I mësuar të dhunojë çdokënd që i kundërvihet apo e kundërshton, kryeministri i turpit lëshoi mbi emigrantët shqiptarë punonjësit e sigurisë të ndonjë kompanie private londineze, paguar sigurisht me paratë e drogës. U turrën ndaj shqiptarëve të lirë bodyguardët e deputetëve dhe kryebashkiakëve, militantë e patronazhistë, ku gjithsecili donte të merrte protagonizëm në sy të liderit suprem, duke goditur sa më fort bashkombasit e tyre në Londër…Sa turp!

Edi Rama dështoi në Londër….shqiptarët demokratë shpërfaqën fytyrën e vërtetë të një pushtuesi i cili me dhunë e kërcënime ka mbajtur peng një shtet të tërë duke ngritur një sistem të rrezikshëm diktatorial.

Pamje të shëmtuara për një kryeministër që harxhon para’ me thasë që të shfaqë fasadë të jashtme perfekte të një trupi të vdekur e të kalbur përbrënda. Pasi i detyroi të largohen nga vëndi i tyre për shkak të reformave të tij varfëruese, tani që ka nevojë për votën e tyre, shkon i takon dhe në fund i dhunon sepse nuk i pëlqen liria që ata kanë fituar në botën perëndimore.

E në fund të fundit çfarë mund të presësh tjetër nga një dhunues grash?…

Një bravo të madhe shqiptarëve në Londër, e veçanërisht shkodranëve tanë për guximin që treguan dhe për shembullin e lirisë që dhanë. Bravo që nuk u lëkundët as nga dhuna që u ushtrua ndaj jush por zgjodhët të tregonit faqe-botës fytyrën e vërtetë të një kryeministri dhunues të cilit situata i doli nga kontrolli vetëm falë jush.

Sot, ju shqiptarët e Londrës dhatë shembullin e lirisë dhe kundërshtisë ndaj diktatorit Rama, pushtuesit të Shqipërisë tonë të vogël por me guximtarë të mëdhenj. Sot na bëtë krenar!

Shqipëria dhe Shkodra kanë akoma shpresë sepse ka shqiptarë si ju që e duan vëndin pa diktaturë, por të lirë si çdo vënd europian!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Regjimi fliste çdo ditë për demokratiziminë, por vriste të rinjtë, të cilët niseshin për të kaluar në botën e lirë

Në marshimin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, Kryetari i Partisë Demorkatike, Prof. Dr. Sali …