Foto/ Fadromat e oligarkëve të ndërtimit shkatërrojnë Kurorën e Gjelbër të Tiranës

Nga Boldnews.al

Pak muaj më parë, kur Erion Veliaj u paraqit për herë të parë në SPAK për të dhënë sqarimet e tij mbi skandalin korruptiv “5D”, vizita e tij u parapri nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës që mbollën disa pemë rreth godinës së Prokurorisë së Posaçme.

Ishte një operacion i rëndomtë propagandistik, për të cilin Veliaj duket se ishte i bindur që do të merrte përmasat e duhura mediatike, falë edhe prezencës së shtuar të gazetarëve që ndjekin aktivitetin e përditshëm të SPAK-ut.

Por, larg kamerave, e vërteta është se “kurora e gjelbër” e Tiranës po shkatërrohet me shpejtësi nga dita në ditë, për t’i lënë vendin betonit.

Boldnews.al” ka konstatuar ditën e djeshme (e martë, 7 janar 2025) disa pamje se si po shkatërrohet një sipërfaqe shumë e madhe pyjore në kodrën që gjendet në pjesën fundore të Kopshtit Zoologjik, në Tiranë.

.

Një mjet i rëndë dallohet duke krijuar një sipërfaqe të sheshtë në mes të kurorës së gjelbër, i pashqetësuar nga askush.

Në foto: Mjeti i rëndë, duke punuar në zonën pyjore mbi Kopshtin Zoologjik, në Tiranë

Në pamje të tjera, dallohet qartë një sipërfaqe e tërë me pemë të prera, nga të cilat kuptohet se punimet për shkatërrimin e pyllit vijojnë prej ditësh.

Redaksia nuk arriti të konstatonte ndonjë tabelë punimesh dhe cili entitet po e kryente procesin shkatërrimtar të pyllit.

Deri më tani, asnjë institucion, qendror apo vendor, nuk është dukur në atë zonë, më së paku për të parandaluar e më tej për të vënë para përgjegjësisë ligjore personat që po shkatërrojnë sipërfaqen pyjore apo zyrtarët që kanë detyrën për të mbrojtur sipërfaqen e gjelbër.

Në foto: Masakra pyjore në kodrën pas Kopshtit Zoologjik, Tiranë

Nga pamjet e siguruara prej redaksisë, krijohet përshtypja se i gjithë punimi shkatërrues në atë zonë po kryhet për të krijuar truall ndërtimor.

Një sipërmarrje e tillë, me shkatërrim pylli, e shoqëruar me “neglizhencë” institucionale duket se mund të jetë paraprirje për ndërtime betoni në atë zonë. Pas shkatërrimit të pyllit, mund të dalë dikush më pas e të tregohet “i/e habitur” se si u ngritën pallatet.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar …