Stafi i Trump i kërkon Donald Lu të largohet nga Departamenti i Shtetit

Shumë diplomatë karriere në Departamentin e Shtetit dhanë dorëheqjen mesditën e së hënës pasi iu kërkua të largoheshin nga administrata e ardhshme e Trump, raporton “The Washington Post”.

Ndihmësit e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump u kanë thënë një numri veteranësh të Shërbimit të Jashtëm të SHBA-së, përfshirë ata që punojnë si nënsekretarë dhe në poste të tjera të nivelit të lartë, se ata nuk do të nevojiten më që nga momenti i inaugurimit të tij. Kjo listë përfshin John Bass, nënsekretarin në detyrë të Departamentit të Shtetit për çështjet politike. Donald Lu raportohet të jetë pjesë e kësaj liste si nënsekretar.

Kërkimi i zyrtarëve të lartë të largohen është standard në ndryshimin e gardës, megjithëse disa presidentë do të mbajnë diplomatë afatgjatë në postet e tyre derisa të zëvendësohen me të emëruar të tjerë.

I emëruari i Presidentit amerikan, Joe Biden si ndihmës sekretari i shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, Donald Lu raportohet se ka dhënë dorëheqjen megjithëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për zyrtar të rangut të tij..

 

About Krye Redaktor

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …