Letër publike ish mikut tim Ilir Demaliaj (Syçit)….

Nga Adriatik DOSTI

Ç’është gjithë ky mllef, vrer e urrejtje ndaj nesh o Syç …dhe ç’është gjithë kjo dashuri e ”pa pritur” a e vonuar e jotja …ndaj ”persekutorëve” të tu e të familjes tende….

Sinqerisht as qe kisha ndërmend të merresha me ty o Syç veçmas publikisht …por kur shoh e dëgjoj se si po i kalon kaq banalisht vijat e kuqe dita ditës …për hir edhe të një miqësie tonën shumë vjeçare si djem tirone por veçmas edhe si tifozë Tirone të hershëm nuk mund të hesht dot e nuk mund të rrij pa ti thonë publikisht disa të verteta lakuriq që ma do mendja se do të frenojnë disi në këtë yrysh e yxhym të madh kundra nesh …e në këtë lloj dashurie pa fre ndaj tyre….

Shoqërisë sonë shumë vjeçare i erdhi një ditë fundi pak vjet me pare pas një shkrimi timin në fb tim rreth një deklarate publike të ish aktorit të shquar të kinematografisë shqiptare të ndjerit Rikard Ljarja…për të cilin ti reagove ashpër ndaj meje …

Unë nuk mund të pajtohesha dot kurrën e kurrës me atë ç’ka tha publikisht Ljarja yt o Syç….teksa u shpreh se…unë në diktaturë kam kaluar fare mirë…mua diktatura s’më ka bërë asnjë gjë të keqe…ndaj nuk kam pse e shaj atë e as pse të ankohem ndaj saj……ndaj dhe ju kundërvura ashtu siç duhej në mbrojtje të vendit e të popullit tim si Autorit po ashtu edhe shprehjes në fjalë…..sepse ishin fyese, ofenduese e poshtëruese për krejt ne shqiptarët e veçmas të atyre individëve e familjeve të tyre që aq shumë vuajten nën diktaturën komuniste gjakatare shqiptare.

Ti i dole në mbrojtje sipas mendjes, llogjikës e këndveshtrimit tend…nejse puna jote.

Fill pas kesaj ti preferove (fatkeqesisht ti e bashkëshortja jote) të më fshije mua nga miqësia që kishim në fb …duke fshirë kësisoj edhe miqësinë tonë shumëvjeçare tironase që unë permenda më lart…sërisht…nejse e puna jote.

Kujtoj që të pata thënë miqësisht mos dil kaq shpesh nëpër ekrane televizive dhe qendroi larg mediave sahanlëpirëse shqipfolëse …sepse po bën efektin e kundërt …po me the ke të drejtë …dhe vazhdove e bëre të kundërtën…nejse puna jote. …shkove për vetulla e tashti po nxjerr sytë…

O Syç …mos i fry kaq shumë ”kartës tënde të të persekutuarit ” individualisht e familjarisht ….e mos e tund aq fort ate Dosjen e ”pastërtisë penale” që paske marre nga komisioni përkates i cili me se shumti i ka shitur se sa ju a ka dhënë në dorë të interesuarve apo qoftë edhe të dënuarve e të përndjekurve nga diktatura…..dokumente të tillë…

Yt Atë …i ndjeri Binak ka qenë punonjes i lartë i Sigurimit të Shtetit (dhe kjo me dokumenta faktike e të shkruara o Syç) …me pas edhe ai si shumë të tjerë u dënua po nga Partia e tij e po nga ata të cilëve u shërbeu për vite me radhë…e pra ky nuk quhet as dënim e as persekutim o Syç….

Kjo quhet kokë ngrënie mes njëri – tjetrit o Syç…ok…

Se ndryshe do na ngrihen nga varri e do na dalin të persekutuar të Diktatorit e të diktaturës edhe Koçi Xoxe, M.Shehu, B.Balluku, K. Hazbiu, F.Shehu, P.Dumja , A.Kellezi etj etj pa fund që Enveri për të mbrojtur bythën e vet i pat çuar në Gijotinë …ok…

Ti thua se të persekutuan edhe ty…ok mor Syç po si mund të punoje në një nga objektet më nevralgjike të propagandës të diktaturës shqiptare ku veçmas kërkohej biografi e kulluar …siç punove ti për vite me radhë në Kino Studion Shqipëria e Re….kur paske qenë kaq i persekutuar….

Si mund të punoje ti si i perzgjedhur në Bllok të udhëheqjes (histori të cilën ti e ke rrefyer vetë publikisht) …teksa lyeje me bojë vaji kangjellat e vilës së Mehmet Shehut e teksa tentove ti dilje përpara e ti ankoheshe për persekutimin tënd personal e familjar vetë Diktatorit Enver Hoxha ….por sigurimi të pikasi shpejt e të ndaloj (???)….

Po kam qenë e jam dëshmitar okular i pakënaqësive të tua shprehur publikisht në stadium kur luante Tirona ndaj personave të caktuar e jo ndaj rregjimit siç thua ti …se kjo ishte gjë e madhe e me zarar në atë kohë….

Po jam dëshmitar okular edhe gjatë hyrjes tende në Ambasadën gjermane në Tiranë në korrik të 1990 …si dhe të krejt qendrimit tënd aty …veçmas edhe të përplasjeve të tua me ish eksponentë të lartë të atij regjimi të atëhershëm…

Ma dergove dhe e lexova edhe librin tend Guri i fundit i Dominose që ti shkrove me këtë rast …dhe të urova publikisht për gjithe ç’kishe shkruar…sepse të gjitha qëndronin.

Me pas nuk e kuptova se ç’po ndodhte me ty …gjithnjë e me shpesh i pranishëm nëpër ekranet e tv të paguara nga Rama e banda e tij kriminale në pushtet…duke vjellë helm e vrer, duke na sharë e mallkuar të gjithëve …e duke e zbutur në minimum ”desidencën” tende antikomuniste kundër tyre …

Inat kryeneç ndaj Berishës….sherre me këdo nëpër studiot e tv shqipfolëse ku vdës të jesh ”i ftuar nderi ” nga përtej Oqeanit…fjalor denigrues ndaj shumicës së atyre që përpiqen të të kundërshtojnë…apo edhe të kenë opinion krejt të kundërt me tëndin….fyerje e ofendime pa fre …dhe të mungon vetëm kallashi në dorë o Syç për ti larë njëherë e mirë inatet e hesapet e ”vjetra” me ne …miqtë e tu të dikurshëm …me ne demokratët, antikomunistët, patriotët e atdhetarët apo qoftë edhe me ne çunat e Tironës se djeshme që deri dje i bëmë kepucët e bythet copë rrugëve e bordurave të Tiranës duke shprehur që në atë kohë pakënaqësinë tonë për shumë gjëra ndaj atij rregjimi …kuptohet mes nesh…

Po si ka mundësi o Syç të biesh ti preh e viktimë e një palaçoje, sharlatani, të një biri të një krimineli, sigurimsi e sherbetori besnik të Ramës…të quajtur Dritan Hila e ti shërbesh atij rregullisht në studion e tij tv kundër nesh…

Si ka mundesi që ti të vazhdosh të lehesh non stop kundra nesh në tv e sharlatanit e antishqiptarit Carlo Bolino …apo të jesh sërisht ”i ftuar nderi” sa tek Rakipi, Fevziu e Zheji po aq edhe tek altoparlantët e prishur te Edvinit …Top Ch, Klan, A2 cnn, Euroneës, abc neës etj te kapterrit komunist Hysenbelliu …

Si ka mundesi ti o Syç të përfundosh në mbremjet , promovimet e darkat qe shtron krye sorrosistja e Shqiperisë bashkëshortja e Ramës – Linda…madje e quan edhe për nder një foto kujtim me të….

Si ka mundësi ti o Syç të jesh nën shoqërinë e oligarkut besnik të Ramës …torollakut Gjergj Luca…te vizitosh në krah të tij Fish Cityn që ja ka bërë peshqesh Edvini jo në një por në disa qytete të Shqipërisë…e që nga aty të na kthehesh po ne publikisht duke na fyer rëndë pse guxojmë ti themi Ramës komunist e diktator kur ai sipas teje që në ‘90 ka qenë ”i pari që e ka sfiduar haptazi” komunizmin…(???)…

Po e mbyll këtë letër timen publike për ty o Ilir Demaliaj alias Syçi i Tironës duke të rikujtuar një shprehje brilante të nacionalistit tonë të madh Mit’hat bej Frasheri teksa porosiste qysh atëherë se….kujdes prej komunizmit se ajo farë e keqe e kolerë vdekjeprurëse me parë të merr mendjen e më pas edhe shpirtin .

Shpresoj të më lexosh e të me kuptosh ashtu siç duhet …për veten tende se pari…pa të tjerat për mua as qe kane më asnjë lloj rëndësie …ok…

A.R.D 

About Redaksia

Check Also

Mrekullia Dumani: Si të blesh pasuri pa miliona (nëse e di sekretin)

Nga Flamur VEZAJ Altin Dumani është dëshmia e gjallë se në Shqipëri ka ende mrekulli …