Ministri do shkarkojë Drejtorin e policisë? Hoxha thotë se nuk kishte protestues para SPAK por simpatizantë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar një ditë më parë pranë SPAK, ku mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj u grumbulluan në mbështetje të tij.

Në një deklaratë për mediat para se të hynte në Parlament, Hoxha tha se policia nuk ndërhyri, pasi personat e pranishëm nuk ishin protestues, por simpatizantë. Ai shtoi se në vendngjarje ndodhej edhe Garda e Republikës, e cila pati një moment vështirësie për shkak të grumbullimit të papritur.

“Në kushtet e një mase sigurie, Policia e Shtetit ka detyrën të sigurojë SPAK-un. Aty ndodheshin edhe punonjësit e Gardës, të cilët ishin në krye të detyrës, por patën një vështirësi për shkak të grumbullimit të papritur. Personat ishin simpatizantë dhe jo protestues. Protestuesit e mëparshëm kanë qenë të lajmëruar,” deklaroi ministri.

I pyetur nga gazetarët nëse do të shkarkojë Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Hoxha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë se situatat janë të ndryshme dhe se protestat e mëparshme kanë qenë të paralajmëruara.

About Krye Redaktor

Check Also

LaCivita: Si mundet miku i Soros, Edi Rama korruptoi Charls McGonigal!

Njeriu që riktheu Dondal Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ka premtuar se do çojë …