Berisha: Çdo emërim në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm me një qëllim, për të larguar persona që kanë mandatin 8-vjeçar!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur edhe në lidhje me zhvillimet antikushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, ku Edi Rama po përpiqet ta vërë në kontroll 100%.

Berisha tha se, çdo emërim në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm me një qëllim, për të larguar persona që kanë mandatin 8-vjeçar.

“Partia Demokratike ka bindje se çdo emërim në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm e vetëm me një qëllim: Për të larguar në kundërshtim nga gjykata persona të cilët kanë mandatin 8-vjeçar. Dhe meqenëse duan të mos ketë asnjë zë kundër, po të jenë 100 përqind dhe t’i kapin peng.

A e ke të qartë ti kush u mor peng me skenat erotike?

Po, siç më kanë ardhur mua, u kanë ardhur edhe ju.

Dhe nga kush është marrë peng? Nga Dumani.

Pra këta kërkojnë që t’i kenë të marrë peng, që të vendosin ashtu siç thotë Rama.

Pra, së pari, PD është absolutisht kundër vendimeve militanteske partiake të Sokol Sadushit, i cili jashtë çdo tagri ka ndërhyrë në proces dhe e konsideron këtë si përpjekje për të marrë aty edhe të vetmin që nuk kishin, por që do jetë një akt i mirëfilltë antikushtetues”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjenden 200 milion lekë në shtëpinë e biznesmenit për blerje votash të një kandidati të PS

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se në shtëpinë e …