Alimehmeti: Misioni u krye! Veliaj mori përgjigjen e merituar për dëmet që i ka bërë Tiranës

Pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, këshilltari bashkiak Ilir Alimehmeti u shpreh se ky ishte një hap i domosdoshëm dhe i kërkuar prej kohësh nga opozita.

Sipas tij, vendimi ishte në përputhje me ligjin dhe përfaqësonte një reagim të drejtë ndaj dëmeve që Veliaj i ka shkaktuar kryeqytetit.

Alimehmeti theksoi se duke shtuar se Veliaj duhet të duhet të vazhdojë përballjen me përgjegjësinë ligjore.

“Tiranë u krye. Veliaj i shkarkuar dhe është një gjë që e kemi kërkuar prej kohësh dhe sipas ligjit. Ne nuk i mohojmë të drejtën e fjalës as qyetarëve. Vënia e përjegjësisë ndaj tij duhet të vazhdojë.

Veliaj nuk i ka bërë vetëm ato veprime. Ne si opozitë do vazhdojmë dhe realiteti është kjo tek e drejta. Erion Veliaj nga ky këshill bashkiak mori verdiktin e tij. Misioni u krye. Ai mori përgjigjen e merituar për dëmet që i ka bërë bashkisë së Tiranës”, theksoi Alimehmeti.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kryengritja jonë do të jetë vetëm paqësore! Vjedhja e qytetarëve rrëzon çdo pushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ me mbështetësit në Krujë …