Qytetarë nga Durrësi i janë bashkuar protestave të nisura nga kryeqyteti, duke u mbledhur sërish edhe sot në shesh, ku marshuan edhe në rrugët e qytetit bregdetarë.
Një numër i madh protestuesish janë parë me pankarta në duar, me thirrje të forta kundër qeverisë.
Prej ditësh, qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në kryeqytet për të protestuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Edhe Elbasani ngrihet në protestë, qytetarët thirrje: ‘Dorëheqje, poshtë qeveria’
Edhe Elbasani është përfshirë sot nga vala e protestave që po zhvillohen në mbarë vendin. Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë brohoritur në kor thirrjet: “Dorëheqje, dorëheqje” dhe “Poshtë qeveria”, duke kërkuar përgjegjësi politike për situatën e krijuar.
Protesta në Elbasan vjen në vijim të manifestimeve që janë zhvilluar ditët e fundit në disa qytete të vendit, kundër dhunës së ushtruar nga policia dhe asaj që qytetarët e konsiderojnë mungesë transparence nga ana e qeverisë lidhur me zhvillimet në Zvërnec.
Tubime të ngjashme po mbahen edhe në Vlorë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa protestuesit kërkojnë transparencë.

Gazeta RD