Nga Bislim AHMETAJ

Më në fund ka rënë algoritmi i propagandës, algoritmi i frikës, algoritmi i manipulimit.

Tani po funksionon vetëm algoritmi i qytetarëve të lirë.
Një algoritëm që nuk programohet në zyra pushteti, nuk blihet me para publike dhe nuk komandohet nga oborri e qeverisë.

Ai ka lindur nga zemërimi i njerëzve të ndershëm, nga padrejtësia e përditshme, nga dëshira për dinjitet dhe liri.

Sa më shumë që përpiqen ta heshtin, aq më shumë zë merr.

Sa më shumë përpiqen ta shpërndajnë, aq më shumë bashkohet.

Sot nuk po tronditet protesta nga pushteti, e kundërta po ndodh.
Po tronditet dhe po bie pushteti nga protesta.

Qytetarët e lirë janë bërë algoritmi që po e shkul nga rrënjët këtë qeverisjeje të kalbur.

Shihemi në protestë!
